Liqeni i Shkodres konference nderkufitare Shqiperi-Mal i Zi
Në qytetin e Shkodrës, ëshët organizuar sot konferenca ndërkufitare me qëllim promovimin dhe ruajtjen e vlerave natyrore, potencialet e zhvillimit të turizmit dhe të trashëgimisë natyrore e kulturore rreth basenit të Liqenit të Shkodrës, me qëllim ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky aktivitet hapi në të njëjtën kohë edhe veprimtaritë e programuara në kuadër të ditës së Liqenit.
Të pranishëm në punimet e kësaj konference ishin përfaqësues të autoriteteve nga të dyja anët e liqenit, specialistë dhe ekspertë që punojnë në fushën e mjedisit, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme mjedisore.
Në prezantimet e bëra u evidentuan vlerat e gjithanshme që mbart ekosistemi autentik dhe simbol i rajonit të Shkodrës, siç është liqeni, por edhe problematika për disa shqetësime mjedisore aktuale.
Krahas punimeve të konferencës, organizatorët zhvilluan edhe një vizitë në objektet kulturore të qytetit të Shkodrës, si në zonën e pedonales, kalanë Rozafa, vizitë tek artizanpunuesit e qytetit, në kompleksin e Tregut Uraj në hyrje të qytetit, me qëllim promovimin e potencialeve për zhvillimin e eko-turizmi si mekanizëm për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve të përbashkëta natyrore, si dhe në pika të tjera që përfshin zona e rajonit të Liqenit të Shkodrës.