KQZ shtyn per neser shqyrtimin per projekt-aktin
Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve ka shtyrë për të shtunën miratimin e projekt-aktit për numërimin e 368 qendrave të votimit, pas vendimit të marrë më parë nga Kolegji Zgjedhor për zgjedhjet.
Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste për t’u njohur me projekt-aktin. Pritet që menjëherë me votimin e projek-aktit, të nisë edhe puna për numërimin e 368 kutive të votimit.
Për këtë procedurë, është parashikuar që të ngrihen 8 grupe numërimi ku secili grup do të marrë në shqyrtim fletët e kontestuara të votimit në të katër kutitë e votimit. Ndërkohë që partitë politike është parashikuar që të kenë vezhguesit e tyre në cdo tavolinë numërimi dhe vlerësimi të votave.
E me përfundimin e këtij procesi, KQZ do të miratojë rezultatin përfundimtarë nga ku do të dalë edhe kandidati fitues për zgjedhjet lokale të 8 majit për bashkinë e Tiranës.
KQZ gjithashtu vendosi që numërimi të nisë të hënën në orën 10:00, pra më 20 qershor.