E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pranga adoleshentit plagosi policin

 

FIER - Arrestohet adoleshenti, plagosi policin e qarkullimit që i kërkoi të ndalonte makinën. Burime zyrtare të policisë së qytetit myzeqar pohuan dje se Arben Mehmeti është 19-vjeçari nga ky qytet, cili ka plagosur rëndë punonjësin e  policisë rrugore Islam Islami. Polici ndodhej gjatë orarit të punës në kryqëzimin e ambulancës në këtë qytet. Në orën 22:30 të së shtunës ka kaluar adoleshenti me automjetin tip "Benz" me targë FR 1763 C. Polici i ka bërë shenjë për të ndaluar, por adoleshenti është drejtuar me shpejtësi nga Islami. Edhe pse polici ka tentuar të devijojë, automjeti ka qenë me shpejtësi dhe e ka goditur atë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë polici Islami. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur kolegët e policit, të cilët kanë dërguar të dëmtuarin në spital ku pas mjekimit është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është arrestuar edhe adoleshenti Mehmeti. Po dje gjatë një aksidenti në aksin rrugor Rogozhinë -Lushnjë, në kryqëzimin e Çermës, Albert Ristani, me mjetin e tij "Opel Corsa" me targë BF 815 TB, ka aksidentuar për vdekje kalimtarin Sherbet Muça, ndërsa ka plagosur rëndë 70-vjeçaren Fadile Aga, të dy banorë të fshatit Çermë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›