Fier, pranga të dënuarit me 23 vjet burg
Fier- Ishte dënuar në mungesë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali dhe pas shumë kohe në kërkim është vënë së fundi në pranga. Sipas policisë së Fierit, arrestimi i 47-vjeçarit, banues në fshatin Dërmënas është bërë në Grykëderdhjen e Semanit.
“Sokol Genica, 46-vjeç është kapur gjatë një operacioni të organizuar nga strukturta e policisë së Drejtorisë Qarku Fier, ku morën pjesë edhe Forcat Speciale”- thanë burimet policore.
Ky shtetas, sipas të njëjtit burim ishte person në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata Milanos Itali me 23-vjet burg në mungesë. Ka qenë një kërkesë e autoriteteve të shtetit italian drejtuar Interpolit Shqiptar, ajo që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë fierake.
Ai u pa në vendin e quajtur Grykëderdhja e Semanit dhe policia arriti ta ndalojë, pasi më parë bëri rrethimin e zonës. Ai është dorëzuar, pa bërë asnjë lloj rezistence. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.