E Diel, 1 Nëntor 2026

Rice në Indi për planin bërthamor, por nuk firmos marrëveshjen

Pak kohë, pasi Kongresi ratifikoi një marrëveshje historike bërthamore, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mbërriti në Indi, por nuk ka gjasa të nënshkruajë marrëveshjen. Shkak është një “ngërç”, burokratik, që nuk do ta lejojë Rice, të firmosë gjatë kësaj vizite.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Sean McCormack nuk ka ende të përcaktuar zyrtarisht në Kongresin amerikan një legjislacion për këtë qëllim. Ky, sipas tij do të ishte një hap i nevojshëm përpara se pakti t'i dërgohet president George W. Bush për t'u firmosur.

Në Washington, një bashkëpunëtor demokrat i Senatit ka thënë se një vonesë e tillë nuk është e pazakontë, sepse dokumenti duhet të shqyrtohet me shumë kujdes para se të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarë indianë kanë konfirmuar se nuk është planifikuar asnjë ceremoni për firmosjen e marrëveshjes gjatë vizitës së Rice. Mendohet se marrëveshja pritet të nxisë Nju Delhin të blejë teknologjinë amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›