Pr/Ligji i arsimit Kisha Ortodokse e Xhamia kundër
TIRANE- KishaOrtodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshilli i Xhamive shprehin hapur shqetësimin ndaj ligjit për arsimin parauniversitar. Ne reagimet per mediat ata thonë se pr/ligji nuk shërben për laicitetin e shkollave por rrezikon të cënojë harmoninë fetare.
KISHA ORTODOKSE
Pr/ligji i arsimit parauniversitar ka sjellë reagimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Nëpërmjet një deklarate publike Kisha Ortodokse shpreh shqetësimin për nenin 36 paragrafin 4 të këtij pr/ligji i cili ndalon simbolet fetare për nxënësit e shkollave. Sipas Kishës kjo përbën “cënim të së drejtës së mendimit, bindjeve dhe ushtrimit fesë, të drejta këto të garantuara për të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si edhe nga konventat dhe rezolutat ndërkombëtare të njohura dhe ratifikuara nga Shteti shqiptar”- thuhet në deklaratën e shpërndarë sot nga Kisha Ortodokse.
“Bindjet fetare dhe per rrjedhoje dhe mbajtja e simboleve –vijon më tej deklarata- nuk mund të përbëjnë pengesë ose kërcënim për nxënësit dhe shkollat pasi shoqëria shqiptare edhe pse multifetare është e njohur për harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore ndërfetare. Për më tepër, në Shqipëri ne nuk kemi konflikte rreth simboleve fetare”.
Sipas Kishës Ortodokse Autoqefale pikërisht pr/ligji i hartuar nga MASH mund të japë efektin e kundër duke cënuar tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore.
EDHE XHAMITE KUNDER
Edhe përfaqësuesit e 76 xhamive në vend kanë shprehur shqetësimin ndaj pr/ligjit për arsimin parauniversitar.
“Ky përcaktim në ligj cënon praktikimin e lirë të fesë. Ligji është diskriminues dhe duhet të të riformulohet nga MASH”, janë shprehur përfaqësuesit fetarë në një konferencë për shtyp.
"Këshillat e Xhamive kërkojnë nga MASH të bëjnë riformulime apo shtesa në pr/ ligj nga të cilat të kuptohet qartë, pa lënë hapërisa për interpretime, se veshja e shamisë së kokës nga femrat myslimane nuk ndalohet në institucionet arsimore"- deklaroi sot teologut Genc Plumbi. Ai shtoi se "Ky hap nuk prek laicitetin e shkollës, ruan pa cenuar harmoninë fetare, tolerancën mes palëve, shmang tensionet sociale dhe garanton vazhdimin paluhatje të procesit të nisur të bashkëpunimit mes shtetit dhe bashkësisë fetare në vend."
Sipas teologut Genc Plumbi Mash i ka të gjitha hapsirat për të shmangur debatet të pafrytshme që nxisin ashpërsimin e marrëdhënieve në mjedisin kombëtar shqiptar.
NENI I DEBATUESHEM
Në nenin 36 të projektligjit për arsimin parauniversitar përcaktohet se në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre. Sipas këtij projektligji, në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve. Ndërkaq, ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit. Dhe së fundi projektligji përcakton se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveç shkollave ku mësohen lëndë fetare.
(s.g/BalkanWeb)