Mbi pesë ndeshje të trupuara, hetim dhe zyrtarëve të FSHF-së
21/03/2011 Zgjerohet hetimi, verifikim arbitrave, drejtorëve teknikë e presidentëve të ligës së dytë
TIRANE- Hetimet për trupimin e ndeshjeve sportive duket se do nxjerrin emra të rinj, që lidhen ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe disa klube të kategorisë së dytë. Nga verifikimet disa mujore dhe përgjimet që njësia antikorrupsion ka administruar në dosjen penale rezulton se janë më shumë se 5 ndeshje sportive, rezultati final i të cilave është trukuar. Ish-administratori i “Partizanit”, Paro Laçi, dyshohet se është personi kryesor i këtyre veprimeve arbitrare, ndërkohë që bashkëpunëtorë janë disa gjyqtarë futbolli, drejtorë teknikë klubesh, presidentë e deri përfaqësues të administratës së FSHF-së. Pavarësisht provave të grumbulluara në këtë drejtim, Prokuroria shprehet se ndalimi i personave të dyshuar, mund të kryhet në ditët në vazhdim, pasi dosja hetimore kërkon disa fakte shtesë. Lidhur me këtë çështje hetues të njësisë Task-Forcë në Durrës, gjatë ditës së djeshme kanë vendosur të marrin në pyetje 9 personat e arrestuar, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar të flasë, duke kërkuar avokat mbrojtës. Hetimi disa mujor i antikorrupsionit në Durrës, është duke verifikuar dhe disa pista të tjera hetimore që lidhen me mashtrimin e koncesioneve minerale në Bulqizë dhe ndikimin e paligjshëm tek gjyqtari, për të liruar një shtetas të dënuar me 25 vjet burg për akuzën e vrasjes. Në të dyja rastet presidenti i ekipit të Rubikut, sipas Prokurorisë ka bërë rolin e sekserit, duke i marrë personave të interesuar nga 40 mijë euro, kundrejt shërbimit që do i kryente. Kanë qenë pakënaqësitë e këtyre personave, që detyruan Prokurorinë e Durrësit që në muajin maj 2010 të fillojë hetimet duke vënë në përgjim Paro Laçin dhe disa persona të tjerë. Nga përgjimet është arritur të zbardhet dhe afera të tjera, duke sjellë arrestimin e 9 personave. Pritet që sot në gjykatën e Durrësit të përcaktohen dhe masat e sigurisë për nëntë shtetasit e arrestuar nga Prokuroria.
Të arrestuarit
1.Paro Laçi, 42 vjeç, banues në Tiranë, president i ekipit të futbollit të Rubikut
2.Edmond Temali, 42 vjeç, banues në Shkodër
3.Agron Arusha, 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër
4.Bledar Kume, 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin, biznesmen celularësh
5.Kozma Kule, 52 vjeç, banues në Berat
6.Shkëlqim Balliu, 45 vjeç, banues në Berat, gjyqtar sportiv
7.Endri Dimo, 20 vjeç, nga Elbasani
8. Altin Xhura, 34 vjeç, nga Dibra, tregtar i gomave të automjeteve
9. Agron Laçi, 34 vjeç, banues në Tiranë