E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, KE: Papunësi e lartë, kujdes me borxhin dhe defiçitin

Bruksel- Sipas Këshillit të Evropës Shqipëria ka treguar vlera pozitive përsa i përket situatës ekonomike, por duhet të punohet më tepër për të mbajtur nën kontroll borxhin dhe defiçitin tregtar.

Kreu i Njësisë për Shqipërinë në KE, Vassilis Maragos në takimin përgatitor të Komitetit të Stabilizim Asocimit Parlament Evropian-Shqipëri deklaroi se ndihmat për vendin tonë kanë qenë të vazhdueshme, por vijon të ketë një papunësi të lartë apo mungesë reformash.

Gjithsesi, ekonomia vijon të shfaqë disa shenja dobësie. Mendoj se është shumë e rëndësishme të ruhet kuadri makro-ekonomik, në veçanti mbajtja nën kontroll e nivelit të borxhit publik dhe ajo e defiçitit. Aktualisht Banka Botërore po përpiqet të ndihmojë vendin që të ruajë të njëjtin nivel, për ta mbrojtur nga pasojat negative, si nga ato të jashtmet njësoj edhe nga dobësitë e brendshme. E njëra prej këtyre dobësive është papunësia e lartë; një tjetër dobësi është mungesa e reformave strukturore, problemet e disahershme me zbatueshmërinë e kontratave; disa dobësi në kuadrin e të drejtave të pronës. Një tjetër element që dua ta shtoj kur flasim për ekonominë është ndikimi i mundshëm mbi ekonominë i situatës politike që përmendëm më parë- tha Margos.

Më tej ai foli edhe mbi kriteret e antarsimit në Bashkimin Evropian duke thënë se deri më tani janë bërë disa përpjekje nga Avokati i Popullit, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por ka ende shumë për të bërë.

Mund tju citoj si shembull bashkëpunimin shumë të mirë mes Avokatit të Popullit, i cili ëshë një kampion i të drejtave të njeriut, përfshirë dhe të drejtat e të burgosurve, me Policinë e Shtetit, e cila ka krijuar një sistem shumë të mirë ndjekjeje të rekomandimeve nga Avokati i Popullit. Diçka e ngjashme u ngrit edhe me burgjet, por atje gjërat kanë ecur më ngadalë
Gjithsesi, ka probleme me zbatimin, përshembull në fushën e personave më aftësi të kufizuara. Nevojiten ende përpjekje në këtë fushë si dhe investim nga ana e autoriteteve. Një tjetër fushë shumë e ndjeshme ku nuk kemi parë të bëhet shumë është fusha e integrimit të Romëve- vijoi Maragos.

Disi më optimiste për situatën ekonomike në vend është shprehur Mimoza Halimi e cila ka deklaruar ekonimia vendase është pozitive.

“Parashikimet për të ardhmen favorizojnë ruajtjen e një performance pozitive për periudhën 2012-2014. Konsumi dhe investimet private pritet të rriten dhe sigurisht janë marrë masa për të nxitur në këtë drejtim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›