E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, rrugorët në aksion

 

Aksidentet e shumta në vend shtojnë kontrollet dhe në rrugët e Fierit, duke ndëshkuar shkelësit e ligjit. Policia e Qarkullimit Rrugor ka pesëfishuar këtë fillim-jave numrin e patrullave me synim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe shmangien e aksidenteve, duke ushtruar kontroll për rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm brenda 1 dite shërbimi i qarkullimit rrugor arriti të vendosë më shumë se 170 gjoba, vlera e të cilave shkon deri në 110 mijë lekë. Ndërkohë, nuk kanë munguar ndëshkimet e tjera përveç gjobave, siç janë bllokimi i automjeteve apo pezullimi i lejeve të drejtim. Sipas të dhënave më të fundit çdo 24 orë ka një leje drejtimi të pezulluar, ndërsa masat më të rrepta janë ato të bllokimit të automjeteve. Kthimi i një numri të madh emigrantësh në Shqipëri ka detyruar Policinë Rrugore të Fierit të marrë edhe masa shtrënguese me qëllim disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.  m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›