E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatimi i KQZ- së, PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja propozojnë anëtarët

Tiranë- Partia Socialiste dhe ajo Dermokratike kanë arritur të nxjerrin emrat që do të përfaqësojnë këto forca politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

PS- ja ka propozuar Denar Biba dhe Albana Shtylla, ndërsa PD- ja ka propozuar Vera Shtjefni dhe Hysen Hosmanaj.

Ndërkohë që po vijon ende mbledhja e brendshme e PS-së, mësohet se emri i tretë do të vijë nga rradhët e PBDNJ-së, partisë së Vangjel Dules, por ende nuk bëhet i ditur emri konkret.

Sa i përket Denar Bibës, mësohet se ai është një jurist me përvojë, ish-këshilltar në Gjykatën Kushtetuese, aktualisht këshilltar në Gjykatën e Lartë. Ndërsa dy emrat e PD- së kanë qenë edhe më parë anëtarë të KQZ- së.

Nga ana tjetër, LSI- ja ka vendosur të propozojë dy emra, edhe pse vetëm njëri prej tyre do të marrë miratimin e Komisionit të Ligjeve. Ata janë Flutura Kona, ish-Avokate e Shtetit në vitin 2000 dhe Arben Shkëmbi, komisioner tek Avokati i Popullit.

Emrat që kanë dalë nga pritet të marrin aprovimin edhe në komisionin e ligjeve, ndërkohë që vlen të përmendet se të dyja partitë kanë shkelur afatet e propozimit të këtyre emrave.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›