Komisioni parlamentar: Të gjithë do të hetohen
26/01/2011 Hetimi i ngjarjeve të 21 janarit, në seancën e parë mungon opozita
Thirren për të dëshmuar Berisha, Topalli, Ina Rama, Shaqiri dhe Edi Rama
Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i shërbimeve sekrete Bahri Shaqiri, kryeprokurorja Ina Rama dhe kreu i PS-së Edi Rama do të thirren si dëshmitarë apo perona që kanë dijeni për ngjarjet e datës 21 janar. Vetëm dy ditë pasi u zgjodh në Kuvend, Komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë demonstratën e 21 janarit, zhvilloi dje në mungesë të opozitës punimet e seancës së tij të parë, ku u miratua dhe programi i punës që ky komision do të zhvillojë. Kryetari i komisionit, Eduard Halimi, bëri me dije se qëllimi i këtij komisioni është të zbardhë funksionimin e strukturave shtetërore para, gjatë dhe pas zhvillimit të demonstratës së 21 janarit. Komisioni hetimor parlamentar pritet të kryejë një punë voluminoze, ku parashikon të bëjë një hetim gjithëpërfshirës të të gjithë situatës së ndodhur të premten e datës 21 janar në demonstratën e thirrur nga opozita, e cila u mbyll me një fund tragjik: tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu dhe në civilët demonstrues.
Hetimi
Kreu i Komisionit, Eduard Halimi, theksoi rëndësinë kushtetuese që ka ky komision, të cilit i duhet të marrë në shqyrtim, të informojë, të analizojë në një kuadër kompleks ligjor, që prek veprimtarinë e një sërë institucioneve që veprojnë në mbrojte të rendit kushtetues. “Ky nuk është një hetim i përciptë, ndaj na duhet të thellohemi, të marrim dhe të dëgjojmë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të këtij vendi. Që nga kryeministri i vendit, Kryetarja e Kuvendit, kryetari i opozitës dhe gjithë drejtuesit e institucioneve të tjera që primare në veprimtarinë e tyre sipas kuadrit ligjor kanë për detyrë mbrojtjen e rendit kushtetues. Ne do kërkojmë informacion për dokumentet, planet dhe masat, udhëzimet dhe komunikimet që kanë dalë para, gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti më 21 janar”, - u shpreh Eduard Halimi.
Bashkëpunimi
Duke iu referuar mungesës së kolegëve të opozitës në punimet e komisionit hetimor, Eduard Halimi theksoi se “në raport me këtë komision, opozita parlamentare e vendit duhet të tregojë pjesëmarrjen, jo vetëm si një detyrim kushtetues, por mbi të gjitha edhe si një shenjë e qartë pendese dhe autokritike para shqiptarëve për gjëmën e madhe që u përpoq ti bënte popullit të vet më 21 janar”.
Transparenca e komisionit
“Punimet hetimore që ky komision do të zhvillojë do të jenë tërësisht transparente, kjo për shkak edhe të ndjeshmërisë së lartë që ka hetimi i ngjarjes të së premtes së kaluar jo vetëm në opinionin e publik shqiptar, por dhe në atë ndërkombëtar”, - ky ishte zotimi i bërë dje në mbledhjen e parë të punimeve të komisionit hetimor parlamentar nga kryetari i tij Eduard Halimi.
Vendimet e para të komisionit
Në mbledhjen e parë të konstituimit të komisionit u miratua plani i hetimit, rregullorja e funksionimit të komisionit si dhe u zgjodh sekretar deputeti Viktor Gumi. Në fjalën e hapjes kryetari i komisionit, deputeti Eduart Halimi, shpjegoi objektin e punës së komisionit hetimor, bazuar mbi legjislacionin përkatës, dhe u shpreh optimist për suksesin e këtij komisioni në vendosjen e një standardi të ri parlamentar.
Seanca e jashtëzakonshme
Komisioni parlamentar hetimor në seancën e tij të parë zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e këtij komisioni, që do të ngrejë dhe grupin e punës për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues më datën 21 janar 2011, i miratuar në seancën e jashtëzakonshme plenare të së dielës më 23.01.2011. Seanca plenare u thirr nga kryeministri Berisha po të dielën në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, në të cilën shefi i mazhorancës bëri një pasqyrim të detajuar të zhvillimit të ngjarjeve pas demonstratës së 21 janarit.