Turqia dhe Shqipëria kërkojnë faktet, por raporti i Martit votohet
26/01/2011 KE miraton raportin e Dik Martit për trafikun e organeve në Kosovë
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është miratuar raporti i zviceranit Dik Marti. Raporti akuzon kryeministrin e Kosovës në largim Hashim Thaçi dhe disa prej ish-drejtuesve të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve. Në bazë të rekomandimeve të Komitetit për Drejtësi, janë hedhur poshtë shumica e amendamenteve rreth raportit të Dik Martit para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë. Për rezolutën votuan 169 deputetë dhe vetëm tetë ishin kundër. Shumica e eurodeputetëve që morën pjesë në debatin që u zhvillua të martën, e mbështetën raportin e Martit rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK-së. Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Turqisë janë përpjekur që të përmirësonin projektrezolutën me amendamente. Përpiqeshin që të zhdukin nga projektrezoluta fjalët “prova” dhe “fakte”, duke i zëvendësuar ato me “dyshime” dhe “thashetheme”. Deputeti i Shqipërisë Ilir Rusmali arsyetoi amendamentet, por ato u rrëzuan nga raportuesi Dik Marti dhe Komiteti i Drejtësisë dhe me votim të mbyllur refuzoheshin nga shumica e eurodeputetëve. I vetmi ndryshim në projektrezolutë ishte ndryshimi i titullit të tij në “Hetimi rreth dyshimeve për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të organeve në Kosovë”. Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i ishin dorëzuar 21 amendamente - katër i kishte dorëzuar Dik Marti (që të gjithë janë miratuar), ndërsa 17 amendamentet tjera i kishin dorëzuar delegacionet e Shqipërisë dhe të Turqisë. Ndërkohë Enver Hoxhaj, anëtar i delegacionit kosovar që ndodhet në Strasburg, por pa mundësi fjale, tha se miratimi i raportit të Dik Martit në formë të rezolutës nga ana e Këshillit të Evropës është një hap që dëmton Kosovën.
Hoxhaj tha se tani qeverisë së Kosovës i mbetet të punojë ngushtë me EULEX-in për ti mbyllur një herë e mirë pretendimet për trafikim organesh. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe ajo kërkon që të ketë një proces të gjithanshëm investigimi, të pavarur dhe shumë transparent, me qëllim që të ofrohet një qartësi. Ky proces të fillojë sa më shpejt, me qëllim që imazhi i Kosovës të mos jetë edhe më tej i dëmtuar në botë”, - tha Hoxhaj. Në rezolutë është kërkuar që EULEX-i të jetë të merret me hetimet e ngritura në raportin e Martit, në të cilin edhe kryeministri Hashim Thaçi akuzohet se është përfshirë në “rrjetin e trafikimit me armë, drogë dhe organe njerëzore”.
Raportuesi shprehet i kënaqur për votimin
Marti: Kam pasur dëshmitarë, por ti gjejë EULEX-i
Raportuesi zviceran Dik Marti është shprehur i kënaqur që raporti i tij lidhur me “dyshimet për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të organeve në Kosovë” u mbështet nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në një konferencë për shtypin Marti tha se tani u takon prokurorëve të hetojnë dyshimet. Ndërsa ka lënë të kuptohet se frikësohet për sigurinë e dëshmitarëve. “Tani u takon prokurorëve që të gjejnë dëshmi. Ne kemi dhënë informacione”, - tha Marti për gazetarët. Marti ka përsëritur se raporti i tij nuk është kundër Kosovës apo shqiptarëve, me gjithë perceptimin e krijuar. “Ambicia ime ishte që të jem avokat i atyre familjeve që ende po kërkojnë të dashurit e tyre”, - ka thënë ai. Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka punuar për hir të politikës apo pritjeve politike, por për hir të të drejtave të njeriut. Raportuesi zviceran ka vazhduar të hedhë akuza të rënda mbi kryeministrin e Kosovës. “Emri i kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, është i shoqëruar për shumë vjet me krimin e organizuar”, - është shprehur ai, duke përdorur si “argument” përmendjen e Thaçit së fundit nga gazeta “Guardian” si “peshk i madh i krimit”, sikur thuhet bazuar në një raport të brendshëm të NATO-s. Pikërisht kjo gazetë britanike ka botuar e para raportin akuzues të Martit. Më tutje Marti ka shprehur hapur mosbesimin në sistemin gjyqësor të Kosovës sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, sikurse edhe në praninë e BE-së këtu. Sipas tij, shumë dëshmitarë të mbrojtur janë vrarë në Kosovë. Megjithëse menjëherë pas luftës në Kosovë kanë qenë më se 50 mijë ushtarë të KFOR-it, sipas Martit në disa pjesë është dashur disa muaj që të vendoset kontrolli. Sipas tij, gjatë kësaj kohe UÇK-ja ka marrë kontrollin në disa pjesë të territorit dhe gjatë kësaj kohe kanë ndodhur krimet për të cilat flitet në raport. Ai ka lavdëruar veten se është më “specifik” se ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte dhe se ka qenë në gjendje të zbulojë fakte “të pazbuluara” deri atëherë. Marti konsideron se komuniteti ndërkombëtar, i cili tash sa vjet ka investuar në Kosovë, duhet të marrë mësim nga votimi i sotëm “shumë i rëndësishëm dhe shumë e qartë” në KE. “Mesazhi i sotëm nga KE-ja tani duhet të arrijë në parlamentet kombëtare”, - ka porositur Marti. “Po, kemi gjetur dëshmitarë, por ata janë dëshmitarë kredibël, ata na e kanë mundësuar të jemi të saktë, dhe pikërisht kjo frikëson qarqe të caktuara”, - ka thënë Marti, duke mohuar se këta dëshmitarë kanë ndonjë lidhje me serbët apo me rusët dhe janë njerëz që e duan vendin e tyre, Kosovën. Sipas tij, “dëshmitarët janë shumë të frikësuar dhe nuk i besojnë drejtësisë vendore apo asaj ndërkombëtare dhe në këtë rrafsh zoti Marti i kushtoi një vëmendje të posaçme programit për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, çështje kjo e cila do të diskutohet në punimet e së mërkurës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputeti shqiptar akuzon Martin për manipulim të së vërtetës
Idrizi: Kam dyshime se ka marrë para nga Serbia
“Përpjekje për të vënë xhelatin dhe viktimën në të njëjtën pozitë”
“Nëse unë, i fshehur pas imunitetit tim, do të bëja si zoti Marti me romanin e tij, do të mund ti thosha se tre dëshmitarë, që kanë frikë të identifikohen, më kanë njoftuar se ai ka marrë para nga Serbia. Por unë sjam Dik Marti dhe zoti raporter nuk është Dan Brauni, ndaj do të them diçka më të arsyeshme." Kështu është prehur Shpëtim Idrizi, deputet i Partisë Drejtës dhe Unitet, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti i Dik Martit. Në fjalën e tij deputeti shqiptar nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër qoftë në adresë të raportit, qoftë në adresë të vetë Dik Martit. “Në raportin tuaj nuk ka të paktën një emër të vdekuri që i kanë marrë organet. Mirë dëshmitarët e gjallë që kanë frikë, po të vdekurit pse mungojnë në raportin tuaj? Këtu dua ti them zotit raporter: lexoni intervistën e kirurgëve zviceranë apo Goran Kronjës, shef i departamentit të transplanteve të spitalit ushtarak të Beogradit në revistën serbe “Svjedok” të janarit 2011, i cili thotë: Nëse doni të turpëroni dikë në Prishtinë, gjeni diçka tjetër dhe mos shpikni se në malet e Shqipërisë e të Kosovës mund të bëhen transplante. Organet nuk janë një flash drive, që mund të futen nga një trup në një tjetër. Historia është e mbushur plot me përmbysje të të vërtetave prej shteteve me kapacitete propagandistike të mëdha në rrafsh botëror. Falë kësaj teknologjie xhelatët tentojnë të barazohen me viktimat, madje janë ndërruar rolet. Serbia e Millosheviçit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë! Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projektrezolutën. Ajo nuk ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, por i përkeqëson ato”, - është shprehur Idrizi.