BE delegacion në Tiranë për zgjidhjen e krizës
26/01/2011 PPE: Lideri socialist duhet të luftojë në Parlament, jo në rrugë
I dërguari i BE-së takim me Topin dhe krerët e politikës
Pas mesazheve të shumta për arritjen e një konsensusi dypalësh nga europarlamentarët, mbërrin sot në Tiranë i deleguari i posaçëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se baronesha Ashton i ka kërkuar përfaqësuesit të BE-së për Ballkanin që të udhëtojë për në Tiranë.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ai do të zhvillojë që një takim me kreun e shtetit Bamir Topi, ku do të njihet me situatën më të fundit politike në vend. Vizita e Lajcak në Shqipëri vjen vetëm një ditë pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin në BE Stefan Fyle, i cili kërkoi qartazi arritjen e një zgjidhjeje politike në vend, për të cilën bëri thirrje për rikthimin e qetësisë dhe normalitetit pas demonstratës të së premtes. Sipas njoftimit për mediet, Lajcak do të zhvillojë edhe takime të tjera, si me shefin e mazhorancës Sali Berisha në orën 9:30.
Ashton rikujton thirrjet e BE-së për qetësi dhe vetëpërmbajtje
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë në Bashkimin Europian Katerine Ashton ka komunikuar dje në telefon me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama, të cilëve u ka rikujtuar thirrjet e BE-së për qetësi e vetëpërmbajtje për të mos ripërsëritur aktet e dhunës, për dialog midis të dyja forcave politike për të kapërcyer ngërçin politik.
Zëdhënësi i PPE-së
Në emër të Partive Popullore Europiane (PPE) kryetari për politikën e jashtme të këtij grupimi, Elmar Brok, i bëri dje thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama që të largohet nga politika e rrugës dhe tu kthehet bisedimeve dhe dialogut institucional për gjetjen e një zgjidhjeje politike për të kapërcyer krizën e thellë që ka mbërthyer klasën politike shqiptare prej afro dy vjetësh. Duke iu referuar dëmeve që shkaktoi demonstrata e së premtes së kaluar, e cila u kthye në një demonstratë të dhunshme, Elmar Brok i bëri thirrje shefit të opozitës ti japë fund luftës politike në rrugë dhe ta rikthejë atë në Parlament. Gjithashtu në deklaratën e tij Brok theksoi se hetimi i precedentit të 21 janarit duhet të kryhet patjetër nga një komision hetimor parlamentar, duke shmangur kështu përkeqësimin e situatës dhe daljen e saj jashtë kontrollit.