E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet

PRISHTINE - Gjatë fjalës së tij në parlament, përpara miratimit të rezolutës kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Sipas tij, nëse arrihet deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, me mire do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

“Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë, në emër të Qeverisë, të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, -deklaroi kryeministri Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›