Fier, shpërthen autoboti pranë një pike karburanti
FIER – Një shpërthim zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Marinzë të Fierit. Një autobot me naftë ka shpërthyer 20 metra larg një pike karburanti.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë naftëmbajtëse ku pas ndërhyrjes së dy zjarrfikëseve flakët janë neutralizuar.
Në autobot nuk ka qenë një sasi e konsiderueshme nafte. Policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas hetimeve të para bëhet e ditur se shkak i këtij shpërthimi është bërë një saldim, që po bëhej tek autoboti.
Shpërthimi ka përhapur panik tek banorët, por sipas korrespondentit në Fier Kristaq Thano gjendja paraqitet e neutralizuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)