Kuvendi shqyrton sot pr/ligjin për legalizimet e ndërtimeve të pas 2006-ës
TIRANE - Kuvendi do të shqyrtojë sot në seancë plenare p/ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006. Nisma për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006 u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet kuvendore me procedurë të përshpejtuar.
Me ligjin e ri, qeveria parashikon të legalizojë më shumë se 80 mijë ndërtime pa leje, duke përfshirë këtë herë edhe atë kategori ndërtimesh që janë në distancë të afërt me akset rrugore kombëtare. Ligji ekzistues nuk përfshinte në proces legalizimi ndërtimet në distancë më pak se 100 metra nga rrugët kombëtare. Me ndryshimet e reja ligjore, distanca nga akset rrugore e ndërtimeve që legalizohen shkon në 25-30 metra.
Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të miratohet edhe p/ligji për krijimin e fondit të kompensimit të pronave. Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave, parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë jo më e fiksuar në 65 për qind të të ardhurave, por e varjueshme nga 20 deri në 65 për qind.
Ky ndryshim vjen në një kohë kur qeveria ka shtyrë afatin e përdorimit të bonove të privatizimit deri në fund të vitit 2014, që do të thotë se privatizimet apo shitjet e pasurive publike mund të bëhet në një masë të caktuar edhe me bono privatizimi. Nga ana tjetër, me ndërtimin e regjistrit elektronik të tokave, qeveria ka deklaruar si prioritet kompensimin fizik të pronarëve kundrejt kompensimit financiar.
(er.nu/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbyllja e punimeve të Kuvendit, në varësi të ecurisë së pr/ligjeve