E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, e reja vret veten 1 muaj pas martesës, lë letër lamtumire

KORCE - Një 22-vjeçare është gjetur e vetëvrarë armë në banesën e saj në fshatin Ravonik të Korçës. Shtetësja Q.E nga Berati, prej 1 muaji ishte martuar në këtë qytet, dhe kishte një djalë nga  martesa e saj e parë. Vajza nga komuniteti rom, banuese pranë Repartit Ushtarak të fshatit Ravonik, i ka lënë një letër lamtumire bashkëshortit të saj, ku e kërkonte ndjesë për veprimin e bërë.

Sipas vjehrrës së saj, Ruzhdie Seriani, mes çiftit nuk kishte probleme pasi ata sapo ishin martuar. “Nuk e di pse e ka vrarë veten, nuk kishim probleme. Sapo ishim ndarë, pasi donte të jetonte më vete. Nuk vuante nga asgje. Nuk di asgjë për letrën, unë isha në pazar. Tani më lajmëruan dhe erdha” -thotë vjehrra e 22 vjeçares.

Ndërkaq është ngritur menjëherë grupi hetimor për zbradhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan 22-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›