E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, shtohen familjet që marrin ushqimet me listë

Numri i personave që marrin ushqime me listë kryesisht në zonat rurale në rrethin e Fierit shtohen çdo ditë. Shumë prej shitësve në komunën Topojë shprehen se janë me dhjetra banorë që nuk kanë shlyer borxhet prej vitesh. 

FIER- Shtohet numri i familjeve të cilët marrin ushqime me lista në zonat rurale. Kështu në disa fshatra të komunës Topojë të rrethit të Fierit ka me dhjetra qytetarë të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe varfërisë janë të detyruar ti marrin ushqimet me listë. Buka mbetet një nga produktet kryesore që vazhdon të merret me listë. Ndërkohë sipas pronarëve të dyqaneve shlyerja e borxheve nga qytetarët është e pa mundur për shkak të të ardhurave të pakta që ata kanë dhe për pasojë në listat e dyqaneve të tyre ka persona me vite të cilët nuk i kanë shlyer borxhet.
Problematikë të njëjtë me bizneset e vogla paraqesin edhe bizneset e mëdha, ku fabrika e miellit e cila furnizon tre komuna në të cilën përfshihen rreth 30 fshatra pohon për të njëjtën situatë problematike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›