Malaj: Politika përdor financat, ekonomia në rrezik
Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se po përdor financat publike për qëllime elektorale. Deputeti i kësaj force politike Arben Malaj, ka denoncuar rritjen disa herë të rivlerësimeve tatimore, ndërsa ekonomia shqiptare po shkon drejt regresit.
TIRANE- Partia Socialiste akuzon qeverinë se është duke përdorur financat për qëllime politike. Deputeti socialist Arben Malaj ka denoncuar sot rritjen disa herë të rivlerësimeve tatimore, ndërsa ekonomia shqiptare po shkon drejt regresit.
“Të rritesh në mënyrë arbitrare tatimet, pikërisht kur pranon që ka rënë ndjeshëm rritja ekonomike e vendit tënd, është politika fiskale jo ekonomike dhe me pasoja ekonomike dhe sociale negative afatgjata. Kjo ndodh për shkakun e vetëm që qeveria të kompensojë rënien e të ardhurave dhe njëkohësisht të financojë qoftë me 10-15% qindra projekte elektorale, për të cilat disa dhjetëra kompani dhe mijëra punëtore janë në stresin e punës së pa paguar”- tha deputeti i PS-së Malaj.
Më tej Malaj shtoi se “Çdo e ardhur abuzive sot në buxhet, nesër është një deficit i rritur dhe një taksë e rritur për taksapaguesit shqiptarë”.
Partia Socialiste i ka bërë thirrjes çdo punonjësi të administratës fiskale të mos firmosë urdhra rivlerësimi abuzive ndaj biznesit. Pasi sipas saj kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit të procedurave tatimore dhe është abuzim dhe korrupsion me detyrën.
“Ministri i Financave dhe Kryeministri duhet të ndalin fushatën, të njohin më mirë gjendjen e rëndë të buxhetit, të kufizojnë shpenzimet abuzive elektorale, të përgatitin paketën anti-krizë, e cila në thelb duhet të lehtësojë biznesin dhe konsumatorin shqiptar”- theksoi Malaj në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp.
“Pas vjedhjes së mijëra shqiptarëve me faturat trefish të energjisë në janar, kjo është vjedhja e dytë e madhe që qeveria po bën për të fshehur dështimet e saj përpara zgjedhjeve. Ne i kërkojmë publikisht Kryeministrit të zbresë nga kali Skënderbeut dhe të ndalë abuzivitetin, agresivitetin dhe korrupsionin në rritje në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit”- përfundoi Malaj. (a.r/news24/balkanweb)