KQZ nesër afati i fundit për listën e kandidatëve
Fillimi i javës jo vetëm për PD-në, por edhe për PS-në do të sjellë mbledhjen e forumeve kryesore, atë të kryesive respektive. Më 19 maj lista e deputetëve duhet të dorëzohet në KQZ.
TIRANE- Liderët e dy partive të mëdha në vend, PD- së dhe PS-së, janë duke u dhënë dorën përfundimtare listave të kandidatëve për deputetë.
Fillimi i javës jo vetëm për PD-në, por edhe për PS-në do të sjellë mbledhjen e forumeve kryesore, atë të kryesive respektive. Nga PD-ja ende nuk dihet ndonjë emër i ri, por është e qartë tashmë se kryeministri Berisha do të konkurojë në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe figurat e tjera kryesore të PD-së, si Bode, Patozi apo Ruli do të jenë në krye të listave në qarqet më të rëndësishme. PD ka përcaktuar të mbajë kuvendin e saj në 23 maj, por ndërkohë KQZ pret që deri në 19 maj, ora 16:00 kjo parti ashtu si edhe të tjerat të depozitojnë listat e kandidatëve për deputetë.
Në ndryshim nga selia e PD-së, tek PS-ja ka shumë lëvizje. Kryetari i saj, Edi Rama dje deri në drekë ka biseduar me sekretarët Fatmir Xhafaj, Arta Dade e Kastriot Islami, por edhe me Drejtorin e Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri apo me nënsekretarin Ervin Bushati. Burimet e “Gazeta Shqiptare” bëjnë të ditur se tashmë pjesa e listës ku janë renditur emrat me më shumë mundësi fitoreje janë mbyllur. Secila parti ka bërë llogaritë e saj për fitoren në bazë të qarqeve të caktuara, ndaj edhe PS-ja ka llogaritur numrat dhe vendet fituese.
Pritet vetëm miratimi nga kryesia e partisë, dy ditët e para të kësaj jave. Në fakt pritej që mbledhja e kryesisë të ishte dje pasdite, por fakti që KQZ pret listën deri në 19 maj, ka shtyrë edhe miratimin përfundimtar të listës nga PS-ja. Shumë prej emrave të drejtuesve kryesorë të PS-së gjenden në listat e qarqeve. Ish-kryetari Fatos Nano rrezikon që të mos jetë një nga kandidatët për deputetë. Ndërsa vetë Edi Rama ka zgjedhur që të mos jetë domosdoshmërisht pjesë e Kuvendit të ri. Në rast fitoreje, ai do të drejtojë qeverinë e re si kryeministër.
(s.g/BalkanWeb)