Fier, shtyhet seanca gjyqësore për “Rruzhdijen”
FIER-Seanca gjyqësore në ngarkim të 6 komisionerëve dhe 6 banorëve të komunës Ruzhdie në Fier është shtyrë sërish. Shkak i shtyrjes së seancës sër radhës është bërë mungesa e 3 komisionerëve të PD si dhe e avokatëve të tyre. Tre komisionerët që munguan janë Qazim Aliaj, Pellumb Fejzaj, Ervin Myftari.
Seanca e rradhës për Ruzhdien është lënë nga trupi gjykues të zhvillohet në datën 5 Maj. Akuza që rëndon ndaj 6 komisionerev të të dyja kampeve kryesore politike është shpërdorimi i detyrës gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Kjo komunë u diskutua gjatë nga opozita për manipulime me votat, dhe kutite e votimit.
(d.b/News24/BalkanWeb)