Medvedev do të kandidojë në zgjedhjet e 2012
Autori i Lajmit: Redaksia
Moskë - Presidenti rus, Dimitri Medvedev, deklaroi se mund të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale për mandatin e dytë në vitin 2012. “Nëse është e nevojshme për vendin tim dhe për ruajtjen e kursit të përcaktuar këto vitet e fundit, nuk përjashtoj asgjë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje”, - tha Medvedev në intervistën për gazetën norvegjeze “Aftenposten”, - transmeton agjencia “Reuters”. Medvedev shtoi se dy kushte duhet që duhet të plotësohen për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale: Së pari, rezultatet e punës së tij duhet të jenë të paktën të pranueshme për qytetarët rusë, dhe së dyti, që të përmbushë ndonjë objektiv të caktuar, e jo vetëm pjesëmarrjen në zgjedhje. “Reuters” shton se kryeministri aktual, Vladimir Putin, është shumë më popullor se Medvedev, madje, dhe në kontaktet me popullin, ku i fundit nuk është i suksesshëm si kryeministri. Zoti Putin ka shërbyer si president i vendi në vitet 2000 deri 2008, duke e lënë zyrën vetëm pas përfundimit të dy mandateve të parashikuara në kushtetutë. Atij do ti lejohet kandidimi në zgjedhjet presidenciale pas dy vitesh. Kandidatët që do të kërkojnë vendin e presidentit rus, do të qëndrojnë në krye të pallatit të Carit për gjashtë vjet pas ndryshimit të viteve nga ligjbërësit rusë në vitin 2009. Medvedevi, i cili me profesion është një avokat, ka kërkuar ta shfaqë veten më liberal se paraardhësi dhe miku i tij, Putin. Ai ka qenë më tolerant për sa i përket mjedisit të zhvillimit të biznesit dhe ka zgjeruar liritë politike të vendit. Por kritikët nga ana tjetër thonë se ai ka bërë shumë pak deri tani dhe lëvizjet e tij kanë qenë të kontrolluara nga bosi i Kremlinit. Vladimir Putin ka thënë kohë më parë se ata nuk do të kandidonin sërish kundër njëri-tjetrit, por do të uleshin dhe vendosnin se cili prej tyre të futej në garë.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010