Kina në OKB, SHBA refuzon për herë të 18 rezolutën shqiptare
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 29 nëntor 1967 – Mes krizës së Qipros dhe konfliktit që zien ende në Lindjen e Mesme dhe Luftës së Vietnamit, vota e ditës së djeshme për pranimin e Kinës Komuniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk krijoi shumë shqetësime ashtu siç kishte ndodhur në të shkuarën. Vetëm Shqipëria, e llastuara e vogël e Pekinit, ishte përgatitur me shumë entuziazëm. Por propozimi i saj për të përjashtuar nacionalistët e Tajvanit nga OKB-ja dhe vendin e saj ta merrte Kina Komuniste, u rrëzua me rezultatin 58-45 dhe 17 abstenime, shumë larg rezultatit të nevojshëm për të marrë aprovimin e Asamblesë (duhen dy të tretat e votës së shumicës për të kaluar). Por çfarë e mban Pekinin jashtë forumit të shteteve botërore? Hamendësimi i parë nuk është as Amerika dhe as Tajvani që bëjnë marrëveshje në korridoret e selisë së OKB-së këtu në Nju-Jork. Por lënia e Kinës jashtë nuk ka të bëjë as me argumentin se regjimi i Pekinit nuk është “legjitim”. Me shumë mundësi, të gjitha qeveritë e përfaqësuara në OKB, (përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara) kanë ardhur në pushtet përmes revolucioneve, grushteve të shtetit apo rrugëve të tjera “antiligjore”. Por nuk është gjithashtu e vërtetë se Kina e Kuqe është një “kukull” sovjetike ashtu siç kemi dëgjuar të flitej më parë. Madje, dhe rusët nuk e besojnë diçka të tillë. Ajo çka e mban Pekinin jashtë OKB-së është vetë Pekini, filozofia e tij, sjellja e tij ndërkombëtare dhe kërkesat e tij që OKB-ja të ndryshojë për të kënaqur Pekinin. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së janë me shumë të drejtë dyshuese për një qeveri që deklaron hapur qëllimin e saj për transformimin e botës përmes dhunës. Ato janë shumë të vetëdijshme për përpjekjet sistematike të Pekinit për të diktuar, përçarë apo shkatërruar vendet fqinje nga Burma dhe India e deri tek Indonezia dhe Kenia. Dhe kinezët nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre që Tajvani të përjashtohet nga OKB-ja dhe organizata të “transformojë” veten “për të thyer dominimin amerikan”. Kjo pika e fundit është absurde. Ka qeveri si ajo e Britanisë dhe Indisë që nuk kanë asnjë lloj dhembshurie për Kinën dhe jo më të përkrahin anëtarësimin e saj në OKB. Probleme të tilla si paqja në Azi dhe kontrolli i armëve bërthamore nuk mund të zgjidhen derisa Pekini të jetë brenda jo jashtë organizatës. Është e vërtetë se parimi i universalitetit bie ndesh për sa kohë një vend me 700 milionë banorë të mbetet jashtë OKB-së. Por zgjidhja nuk është ftesa e Pekinit me kushtet e tij arrogante dhe përçarëse. Përkundrazi, përgjigjja për të gjithë komunitetin ndërkombëtar do të ishte dekurajimi i kryeneçësisë së Kinës, e cila duhet të frenohet dhe të nxitet fryma e bashkëpunimit me pjesën tjetër të botës. Një ditë, kur dragoi kinez të ndalë përgjithmonë së lëshuari flakë dhe tym, Pekini mund ta meritojë anëtarësimin në OKB. Shenjat e një rritjeje të alarmit në Pekin i dha dhe ambasadori shqiptar, Halim Budo, në fjalimin e tij të ditës së premte. Budo akuzoi se ekzistonte një “aleancë e shenjtë mes imperialistëve dhe revizionistëve” të Uashingtonit dhe Moskës. Ai i akuzoi këto dy fuqi se po punonin për të thurur një komplot në samitin e Glasboros në Nju-Jork “kundër Vietnamit, Lindjes së Mesme dhe veçanërisht në dëm të Kinës së Kuqe”. Asambleja votoi ditën e martë edhe një herë për të mbajtur edhe një vit tjetër jashtë organit të saj Kinën e Maos. Asambleja 122-shtetesh rrëzoi rezolutën shqiptare dhe të 11 vendeve të tjera që e mbështesnin, e cila do ti mundësonte Pekinit vendin në forum dhe do të përjashtonte Tajvanin përfundimisht nga OKB-ja. Ky ishte viti i 18 që Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e saj refuzuan përpjekjet e komunistëve dhe vendeve të paangazhuara për të futur Kinën në OKB. Komunistët nuk arritën të siguronin as dhe shumicën e thjeshtë të mazhorancës dhe jo më dy të tretat e saj. Megjithatë, përpara votimit të propozimit shqiptar, Asambleja votoi dhe miratoi (69-48 dhe 4 abstenime) një rezolutë të SHBA-së dhe 14 vendeve të tjera që rikonfirmonte se për të pranuar Kinën në OKB do të duheshin dy të tretat e mazhorancës. Ky votim pati një rrjedhje vote të vetme në favor të karriges së Pekinit në organizatë. Laosi nuk mori pjesë në votim, ndërsa Arabia Saudite mungonte. Një veprim i tillë u ndërmor pas gjashtë ditësh debat ku nuk u pa ndonjë ndryshim qëndrimi nga shtetet e tjera. Rezultatet e votimit konfirmuan edhe një herë tjetër ndarjen e aleatëve perëndimorë me Britaninë e Madhe dhe Francën që mbështesin pranimin e Kinës dhe Shtetet e Bashkuara që po luftojnë me çdo kusht kundër saj.
Sovjetikët të vetëpërmbajtur
Bashkimi Sovjetik nuk shfaqi asnjë shenjë entuziazmi ndaj rezolutës shqiptare, edhe pse ai dha miratimin e tij. Më parë Asambleja hodhi poshtë dhe (32-57 dhe 30 abstenime) një rezolutë të tretë të prezantuar nga italianët dhe katër shtete të tjera, e cila kërkonte ngritjen e një komiteti që të shqyrtonte çështjen e përfaqësimit të Kinës, i cili do të raportonte në mbledhjen e ardhshme të OKB-së vitin tjetër. Propozimi italian u pa përgjithësisht se kishte për qëllim miratimin përfundimtar të formulës që pranonte të dyja Kinat në OKB.
Përfaqësimi i dyfishtë
Shtetet e Bashkuara besojnë se një rezolutë e përfaqësimit të Kinës dhe Tajvanit në të njëjtën kohë në organet e OKB-së mund të demoralizojë Tajvanin dhe mund ta detyrojë këtë të fundit të ulet dhe negociojë një marrëveshje politike me Pekinin. Një lëvizje e tillë mund të sjellë dhe humbjen e një baze të rëndësishme ushtarake amerikane në Tajvan.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2010