Punonjësit e Uoll-Stritit shikonin pornografi në mes të krizës
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – Zyrtarë të vjetër mbikëqyrës kanë parë orë të tëra pornografi në kompjuterët qeveritarë, ndërkohë që duhet të ishin duke bërë punën e tyre si rregullatorë të Uoll Stritit në mes të njërës prej krizave më të mëdha ekonomike që prej vitit 1930. Një raport i brendshëm hetues, i lëshuar nga Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimeve, doli në përfundimin se më shumë se 30 zyrtarë ishin nën hetim për shkak se kishin pasur akses në faqe të ndaluara pornografike në kompjuterët e tyre të punës. 17 prej tyre ishin pjesë e rëndësishme e stafit me rroga vjetore që arrinin nga 100-200 mijë dollarë. Personat e akuzuar janë kapur teksa kanë klikuar mijëra imazhe pornografike, madje e kanë bërë diçka të tillë dhe 8 orë në ditë, duke shkarkuar materialet e ndaluara në CD apo DVD. Raporti thotë se materialet janë gjetur në sirtarët e komodinave të zyrave të specialistëve financiarë. Dje, republikanët sulmuan zyrtarët e Uoll Stritit se “ishin marrë me gjëra të ndaluara, në një kohë që duhet të ishin në krye të detyrës për të përballuar njërën nga krizat më të mëdha ekonomike që mbërtheu Shtetet e Bashkuara dhe botën që prej Luftës së Dytë Botërore”. Darrell Issa, republikania më e vjetër në Komitetin e Reformave Qeveritare tha se ishte shumë “shqetësuese që zyrtarë kaq të lartë brenda Komisionit të Mbikëqyrjes shpenzonin kaq shumë kohë duke parë materiale pornografike, në një kohë që duhet të ishin duke marrë masat e nevojshme për të ndihmuar ekonominë që ishte në prag të kolapsit”. Raporti thotë se 33 kontrolle të imta rezultuan në përfundimin se punonjësit kishin pasur akses në këto materiale në 5 vitet e shkuara. Një memorandum i bërë publik vetëm një natë më parë thotë se 31 nga këto kontrolle u bënë gjatë dy viteve të fundit në një kohë kur sistemi financiar ishte i destabilizuar dhe në prag të kolapsit për shkak të problemeve me hipotekat. Memoja e shkruar nga David Kotz, njëkohësisht dhe Inspektori i Përgjithshëm i Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimeve përmbledh disa nga shkeljet më flagrante të ligjit të punonjësve të saj. Një avokat i vjetër i KSSH ka shpenzuar deri në tetë orë (një ditë të plotë pune) gjatë një dite duke parë dhe shkarkuar pornografi në zyrat e Komisionit në Uashington. Pasi i kishte mbaruar hapësira e hard-driverit në kompjuter, ai i kishte kopjuar materialet e ndaluara në disqe apo DVD, të cilat i mbante në kuti të ndryshme dhe komodina në zyrën personale. Ai thuhet se pranoi ta linte punën menjëherë sapo ishte zbuluar skandali. Ndërkohë, një kontabilist është bllokuar më shumë se 16 mijë herë nga një filtër interneti që të kishte akses në faqet pornografike të uebit. Pavarësisht refuzimeve automatike të përsëritura, ai kishte gjetur mënyra të tjera për të shkarkuar në hard-drive personal filma të ndryshëm erotikë. Një tjetër kontabël, kësaj radhe një grua, kishte provuar 1800 herë të hynte në këto faqe. John Nester, një nga zëdhënësit e KSSH-së tha se secili nga punonjësit që kishte shkelur ligjin dhe rregulloren e punës ose ishte tërhequr vërejtje, ose ishte në proces disiplinimi, ndërkohë që shumë të tjerë ishin pushuar nga puna. “Ne nuk do të tolerojmë veprimet diskredituese të atyre pak personave që hedhin baltë mbi figurën e mijërave kolegëve të tyre punëtorë”, - tha Nester.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010