E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, socialistët: Nuk lejojmë grabitjen me dhunë të Këshillit të Qarkut

Kreu i Këshillit të Qarkut Fier është kthyer në mollë sherri mes dy aleancave politike prej disa ditësh në këtë qytet. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësues të Aleancës për të Ardhmen janë shprehur sot se segmente të caktuara duan të marrin me forcë kreun e qarkut, në një kohë kur drejtësia ka njohur si kryetar të ligjshëm Vangjel Ndrekën.

Ata shprehen se prefekti po tenton të grabisë me dhunë institucionin e qarkut. Sipas sekretarit të PS-së së Fierit, Armando Cupa, i cili u shpreh në emër të katër partive që janë pjesë e aleancës, sjellja e PD-së dhe aleatëve të saj u ka hije vetëm njerëzve primitivë.

Prefekti nuk do të dije as për gjykatë dhe as për ligje. Metodologjia që po përdorin përfaqësuesit e PD-së janë presionet kërcënimet dhe pushime nga puna të këshilltarëve të Aleancës për të Ardhmen për të votuar për PD-në.

Në fund të deklaratës, Aleanca për të Ardhmen thekson se nuk do të lejojë grabitjen me dhunë të këshillit të qarkut Fier. / Kristaq Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›