E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tentoi të vriste për hakmarrje, arrestohet

 Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, kur 55-vjecari Ligor Gjeci nga fshati Topojë, 13km në perëndim të qytetit të Fierit, ka kanosur me një armë gjahu 49 vjecarin Paulin S.

Policia sqaroi se Gjeci ka qëlluar një herë në ajër duke plagosur aksidentalisht një qytetar tjetër, i cili pasi ka marrë mjekimin në ambientet spitalore, është larguar për në banesën e tij. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u realizua qitja.

Sipas burimeve policore, mbi Gjecin rëndojnë akuzat "Kanosje serioze për hakmarrje apo gjakmarrje", "Mbajtje pa leje të armëve të gjahut e sportive" dhe "Plagosje e lehtë nga pakujdesia". /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-15 11:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›