E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë “8 maji”!

Vendimi u mor vetëm me katër votat e anëtarëve të mazhorancës në Komision, ndërsa tre përfaqësuesit e opozitës e kanë braktisur mbledhjen pas debateve.

Në tabelën përfundimtare të procesit zgjedhor të 8 majit, janë të detajuara votat për secilën parti, koalicionet dhe bashkitë e komunat e fituara prej tyre. Sipas tabelës, në përfundim të të gjitha proceseve ankimore rezulton se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike "Aleanca për Qytetarin", ka fituar zgjedhjet me 141.723 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste "Aleanca për të Ardhmen".

Koalicioni i djathtë ka marrë 813.335 vota, ndërsa koalicioni i majtë ka marrë 617.612 vota. Përveç këtyre koalicioneve, 9 parti kanë garuar më vete, përfshi këtu Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe në total ato kanë marrë 75.813 vota. Sa u përket përqindjeve të përllogaritura nga KQZ, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka fituar 51.77 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 42.75 ose 9.02 për qind më pak. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-15 14:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›