Spahiu: Jeta e gjyqtarëve në rrezik

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, theksoi sot se jeta e trupit gjyqësor është në rrezik dhe për këtë kërkoi masa.
“Pushteti gjyqësor pret që të gjenden autorët e krimit makabër e të vendosen para drejësisë. Jemi duke pritur të bëhet drejtësi jo vetëm për Konomin por mbi të gjitha të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cenuar dukshëm nga ky akt”, deklaroi Spahiu. “Pothuajse në të gjitha rastet krimet e rënda ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë ka mbetur pa autor. Një precedent i tillë duhet të ndryshojë urgjentisht”, shtoi ai.
Numri dy i KLD-së, kërkoi nga organet e hetimit që të zbardhin vrasjen e gjyqtarit Konomi. “Jemi duke pritur të bëhet drejtësi, jo vetëm për gjyqtarin, por të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cenuar dukshëm nga ky akt. Në të gjitha rastet krimet e rënda ndaj sistemit te drejtësisë kanë mbetur pa autor, por një precedent i tillë duhet të ndryshojë”, tha ai.
Më tej, ai tha rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve janë shtuar. “Në 1 vit e gjysmë, 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar rëndë për jetën e tyre janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje në total mbi 15 gjyqtarëve, raste të cilat, për arsye diskrecioni dhe sigurie, janë mbajtur të fshehta, por që sot duhet të konsiderohen në vlerësimin e përgjithshëm të situatës”, vijoi. /S.Ll/Start/
2011-09-15 11:12