Përplasja me armë, goditet grupi kriminal i 20 vjedhjeve
Operacioni i koduar “Pritja e Gjatë”, synonte të kapte në flagrancë të grupit kriminal të përbërë prej 6 personash, të cilët kishin planifikuar vjedhjen me armë të radhës në Tiranë, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”.
Gjatë zhvillimit të operacionit për kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë, strukturat e policisë kanë ndërhyrë me thirrjet “Ndal Policia” në momentin kur autorët kishin realizuar vjedhjen me armë dhe ishin duke dalë jashtë sallës së lojërave të fatit “Apex” në rrugën “Luigj Gurakuqi” të maskuar dhe të armatosur. Menjëherë pas thirrjeve të qarta të policisë shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj janë përgjigjur duke qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë, e cila ka reaguar për neutralizimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj si dhe një punonjës i policisë i Forcave Speciale Operacionale. Në pranga përfunduan shtetasit Bejo Haxhi Pasha, 24-vjeç, Niklovan Çuraj, 25-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Jonida Çuraj, 21-vjeç, Ani Rrapa, 23 vjeç, të tre lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu u arrestuan edhe shtetasit Ilirjan Ilnica, 20 vjeç dhe Jedmir Elmazi, 20-vjeç, të dy lindur dhe banues në Peshkopi. Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, një pjesë predhe metalike, armë zjarri pistoletë e prodhimit italian, një armë pistoletë e llojit Makarov, si dhe një sërë sendesh maskuese, të cilët kanë shërbyer për të fshehur indetitin e autorëve.
Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Niklovan Çurraj, u gjetën dhe sekuestruan rroba të përdorura në disa vjedhje me armë, një pistoletë e prodhimit italian, si dhe automjeti i markes Wolksvagen Golf III me targë SH 5044 D.
Shtetasit Bejo Pasha i është gjetur ne xhep shuma e lekeve te vjedhura prej 2 milion e 457 mije leke të vjetra, 100 euro si dhe 3 telefona celularë, dy prej te cilëve te vjedhura ne sallën e lojërave të fatit. Këta shtetas akuzohen për 20 vjedhje të ndryshme në pika bastesh dhe qendra të lojërave të fatit. Puna hetimore në drejtim të kronologjisë së vjedhjeve me armë të kryera nga ky grup kriminal, vazhdon në kohë mbi dokumentimin edhe të ngjarjeve të tjera të realizuara prej tyre, hetim i cili është i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. /S.Lleshi/Start/
2011-09-15 12:00