E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, tenton të vetëvaret, fqinja shpëton minorenin

Një djalë në moshën 12 vjeçare, ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvarur në banjën e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Roskovecit.

Policia konfirmoi se 12- vjeçari Renato Spahia, banues në këtë qytet, është gjetur i vetëvarur në mjediset e brendshme të shtëpisë së tij. Në përpjekje për tiu dorëzuar vdekjes së kërkuar, djali i vogël u gjet rastësisht nga fqinja e tij, e cila ka arritur ta dallojë në një distancë të afërt mes dy shtëpive. Fqinja ka ndërhyrë me shpejtësi duke u futur në banesën e të voglit dhe më tej në banjë ku edhe e ka çliruar fëmijën nga litari vrasës. Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit ku pas ndërhyrjes mjekësore, mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e policisë, nxorën si shkak të përpjekjes për vetëflijim, një grindje në familje. Dyshohet se i vogli, kishte shpenzuar 200 lekë që nëna e tij kishte në kartën me parapagesë të celularit dhe kur ka parë se ato ishin harxhuar, ka qortuar të voglin. Duke u prekur nga kjo situatë, i vogli nuk ka menduar shumë gjatë por ka përgatitur një lak dhe e ka vënë në qafë, në përpjekje për ti dhënë fund jetës.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›