E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të Ngjashmit

Nga Minella ALEKSI                                                                                                                                                                                Përsëritja e disapërvitshme e propozimit për Nobel të shkrimtarit shqiptar nga autoritetet kulturore franceze përbën një moment arsyetimi reflektues ndaj rolit të këtij shkrimtari në jetën shoqërore shqiptare.  Opinioni i përgjithshëm dëshmon se kulturës shqiptare në këto 50 vitet e fundit i dha shkëlqim admirues, vëmendjetërheqës nga elita kulturore europiane gjenia krijuese e shkrimtarit Ismail Kadare.

 Për cilindo shqiptar është mjaft vlerësues fakti që personaliteti i kulturës shqiptare At Fishta ka qenë antar i akademisë italiane të shkencave dhe arteve kurorëzuar më 1939. Kaq sa jep krenari qënia e këtyre personaliteteve të kulturës si pjesëtarë të këtyre akademive, po aq ndihet efekti i kundërt kur ndeshesh me opinione të cilat i kundërvënë krahasimisht këta kolosë kundër njeri-tjetrit. Kryesisht janë pikësynime të caktuara, të mirëstudiuara, politike që nxisin dhe fërkojnë duart kur ky proces gjen përkrahës. Janë ndopak poetë të viteve të fundit, të cilët kanë hapur lulet e frymëzimit dhe përhapur polenin nëpër faqet e librave të tyre me poezi duke arritur që, nën petkun e krijuesit të ndrydhur në vitet e diktaturës të merren sot në konsideratë deri në atë masë sa, nëpër ekranet e panumërt televizivë që ofron Tirana sot, të shfaqen edhe si përcaktues të vlerave të atyre personaliteteve letrarë që konsiderohen shtylla të kulturës kombëtare. Keqardhëse është kur dëgjon ndonjë nga këta prej Shkodre, i cili në mënyrë kategorike afirmon se mbi Fishtën nuk qëndron asnjë tjetër, ndërsa jezitin Kadare as mos ia zini në gojë, sepse ai nuk duhej të krijonte në vitet e diktaturës. Këtyre lloj poetësh u vijnë shumë në ndihmë miqtë e tyre të cilët përpiqen e shkruajnë nëpër faqe interneti se Shllaku poet sot p.sh., ishte aq konseguent në rezistencën e tij përgjatë viteve të komunizmit sa më mirë pranoi të mos thurte e publikonte asnjë varg se sa të konformohej me realsocializmin. Me këtë gjykim të shkurtër nuk u pajtuan të mëdhenjtë e kulturës franceze për letërsinë e Kadaresë në kohën e realsocializmit. Shprehja e të tilla lajthitjesh vlerësuese letrareske do na kish lënë pa ato vlera letrare e kulturore madhore kombëtare të krijuara të paktën në këto 100 vitet e fundit. Nxitimthi e nga ambicia ndonjë si Mustafaj shkon deri aty sa deklaron se magj-ja e Kadaresë nuk ka më brumë për të bërë kulaç ndërsa magjistari i fjalës me qetësinë e një Mjeshtri që di se ç bën na shtron Darkën që magjeps të gjithë libërdashësit shqiptarë. Në nder të shkrimit e letrave shqipe kaq i ardhur ishte brumi i magjes kësaj radhe sa disa njohës të mirë të tavolinave letrare pohuan pa hezitim se Darka e fundit kadareane ka shkëlqimin dhe shijen e atyre që Kadare na shtronte dhe na shuante urinë e shpirtit në vitet shpirt tharëse të diktaturës. Të ishte për ata që shkëlqimi i emrit Kadare i bezdis vështrimin do pranonim vetëdijshëm se At Fishta i letrave është i vetmi që meriton kurorë lavdie, por si të mënjanojmë nderimin që na bën akademia e shkencave politike e morale franceze duke ulur në kolltukun e filozofit Karl Popper, të mbetur bosh, shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare! Anëtar të tjerë të huaj të kësaj akademie janë kardinali Ratzinger- Papa i sotëm, shkrimtari Vaclav Havel, mbreti Huan Karlos etj., që plotësojnë numrin 12 të antarëve të huaj. Të paktën një herë në javë në shtypin e përditshëm shqiptar do gjesh shkrim në të cilin përmendet emri i një prej personaliteteve më në zë të kulturës botërore, filozofit Karl Popper, i quajtur disa herë si Demokrati i kohës sonë. Me rastin e pranimit si anëtar, shkrimtari Kadare përshëndeti akademikët francezë që e përfshinë në mesin e tyre dhe në fjalën e tij nderoi në mënyrë të veçantë personalitetin kulturor, filozofin Karl Popper, duke sjellë shembuj të mësimeve të Atij në lidhje me funksionimin e demokracisë në kohën e sotme. Nëpër rreshtat e fjalës së Kadaresë në këtë tempull të kulturës ndjehet natyrshëm respekti për këtë kolos të mendimit botëror, boshllëkun e të cilit akademikët francezë e plotësuan me shkrimtarin shqiptar. Një pikënisje dhe vlerësim që cilido personalitet europian do e kërkonte si kurorë lavdie. Ulja e Kadaresë në fronin e akademisë franceze dëshmoi edhe një herë atë që përsëriti shkrimtari se letërsia duke qënë universale qëndron përmbi regjimet politike. Mirëpo ne njerëzit që kemi më shumë nevojë për Atë sikur e kemi harruar këtë fakt mjaft domethënës. Gazetaria vasale e politikës shqiptare e gjen mjaft komode këtë harresë dhe nuk mungon të na japi limonata politikanësh në vend të ushqimit jetik shpirtëror. Shteti kërkon ti shtypë shkrimtarët duke dashur tu ulë rangun e lartë shoqëror, por ata i nënshtrohen ligjeve të artit të tyre dhe reagojnë ndaj kësaj shtypjeje duke kaluar në një gjendje gjysmëvdekjeje për tu ringjallur në një vepër të re. Kështu na thotë shkrimtari në një nga librat e tij. Në këtë rrugë prej artit të madh kaloi vepra e disa prej emrave shqiptarë me status të lartë përgjatë diktaturës. Për një vend, aq më tepër kur është i vogël pasja e shkrimtarëve mendimtarë është si të kesh edhe një qeveri tjetër mbi qeverinë aktuale. Këta personalitete të letrave i dallon dukshëm një veti nga politikanët. Të parët kanë prirjen e përgjithshme që sa herë lind nevoja e mendimit të tyre në funksion të një zhvillimi të caktuar shoqëror ata janë të prirur e të pranishëm me mendimin e tyre. Nuk ndodh kjo me ata që janë në pushtet. Këta nuk dallohen nga prirja për të kërkuar mendimin e lirë të shkrimtarit apo shkencëtarit. Janë aq të trembur nga mendimi i lirë sa nuk guxojnë as ti afrojnë e jo më ti pyesin. Qeveritarët tanë presin gjithë pompe këngëtarë e artistë të huaj duke u bërë edhe spektatorë qesharakë nëpër shfaqjet e tyre dhe nuk po na japin kënaqësinë që të paraqiten një herë të vetme në një tavolinë bisede mëngjesi në sallat e tyre të pritjes, shkëmbime mendimesh, me njerëzit më të nderuar të kulturës shqiptare. Kanë alergji nga mendimet e tyre të lira, konstruktive dhe me rrezatim perspektiv për shoqërinë.
Sa shumë gjëra do kishin shkuar mbarë në vendin tonë në këto 18 vjet nëse do ishin dëgjuar kërkesat këshilla të tyre! Presidentët tanë mjaftohen duke u varur dekorata në qafë dhe me kaq e konsiderojnë të mbaruar punën. Ndërsa pushtetarët janë të përditshëm me praninë e tyre ekraneve në sytë e njerëzve, shkrimtarët e shkencëtarët janë më të rrallë, madje shfaqen atëherë kur dhimbja shoqërore i afrohet pragut të mosdurimit. E thonë mendimin dhe ne lexuesve na qartësohet arsyetimi. Është njësoj si të të zërë një hall i madh familjar dhe nuk di si të veprosh e në këtë situatë paqartësie e vuajtjeje shpirtërore të afrohet një kushëri i cili ishte larg në hallin e tij e kishe kohë pa e parë por që, e ndjen mendërisht e shpirtërisht të afërt dhe të besueshëm në shpresën e një zgjidhjeje. Karl Popperi dha mendime se si duhej të sillej politika me shoqërinë, veçanërisht në drejtim të kujdesit për mosabuzim me lirinë. Ashtu sikurse theksoi që ndërrimi i pushteteve duhet të bëhet në mënyrën më të qetë, pa gjak. Ai parashtroi mendimin se nuk duhet të kërkojmë gjithçka prej demokracisë, prandaj formuloi shprehjen Mos i dëshpëroni popujt.
Shkrimtari dhe shkencëtari kërkohen dhe japin gjykime mbi politikën dhe shoqërinë, ndërsa politikanit nuk i kërkohet dhe nuk mundet ai që të japë një mendim se si duhet të zhvillohet letërsia apo një shkencë. Shpesh shkrimtari i madh e mban brenda tij edhe politikanin, e kundërta nuk ndodh. Në Panairin e debatit parlamentar politikani shkon i shoqëruar nga një hije shoqëruese muskuloze sepse rruga e politikanit kalon përmes udhëkryqesh mashtruese, shkelje fate njerëzish dhe pasigurisë që mbjell një jetë e tillë. Në Panairin e librit shkrimtari shkon i rrethuar nga admirimi i lexuesve autografkërkues sepse zhvillimi i veprës së atij përcjell ushqim shpirtëror të shëndetshëm për shoqërinë. Shoqëria buzëqesh kur sheh në rrugë shkrimtarin flokëthinjur e akademikun e letrave, piktorin e popullit e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›