E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tenton vetëflijimin 57-vjeçari

FIER - Tenton të vetëflijohet duke pirë helm pas një grindjeje në familje. 

Një 57-vjeçar nga fshati Petove në rrethin e Fierit është shtruar me urgjencë në spitalin rajonal ditën e djeshme, pasi të afërmit kanë pikasur gjendjen e tij të rëndë. Xhemil Gjojdeshi, nga të dhënat e policisë ka pasur një debat në famlje dhe në gjendje të irrituar ka marrë një shishe me rogor, spërkatës i vreshtave të rrushit dhe e ka pirë. Helmi i ka shfaqur menjëherë pasojat, por familjarët e kanë transportuar babanë e 4 fëmijëve me urgjencë në spital. Mjekët pohuan dje se 57-vjeçari është ende në rrezik për jetën, dhe pse ndodhet në terapi intensive. Gjojdeshi punonte në stacionin hekurudhor të qytetit të Fierit. Prej më shumë se një jave pasi mbaronte punën po merrej me spërkatjen e rrushit që kultivonte në avllinë e shtëpisë së tij.                                                                           m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›