Ish-anëtari i "Kokaina", sërish në gjyq për drogë
Alfred Nanaj, ish-anëtari i "Kokainës" është dërguar sërish në Gjykatën e Tiranës.
Tashmë akuza për të nuk është përfshirja në trafikun e 6 tonëve kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, por vetëm 20 doza të drogës së shtrenjtë që iu gjetën në xhep në fillim të këtij viti, teksa tentonte t'ua shiste klientëve të një lokali nate në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. 38-vjeçari Nanaj, u kap bashkë me 20-vjeçarin Elvis Gjino, gjatë operacionit policor të koduar "Profesori 3". Tashmë dosja për Gjinon është veçuar, nga ajo e Nanajt, e cila pritet t'i nënshtrohet procedurave të shortit elektronik në Gjykatën e Tiranës ku do t'i caktohet gjyqtari që do e shqyrtojë atë. Sipas Prokurorisë në aktakuzën me të cilën është njohur i pandehuri është shënuar se Nanaj dhe Gjino janë kapur në flagrancë rreth orës 00:30 të datës 6 janar 2008, në rrugën "Grigor Heba", në momentin që po dilnin nga banesa për të shpërndarë lëndë narkotike nëpër lokalet e natës. Në cilësinë e provës materiale policia iu gjeti dhe sekuestroi atyre një sasi prej 19.6 gramë, pluhur i dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë dhe ambalazhuar në 22 porcione, shuma e parave prej 39 500 lekësh e përfituar si rezultat i shitjes së lëndës narkotike si dhe dy telefona celular. Në momentin e arrestimit të tyre policia e kryeqytetit pohoi se Nanaj dhe Gjino dyshoheshin prej disa muajsh të ishin implikuar në shpërndarjen e narkotikëve, dhe për këtë shkak ishin vënë në survejim. Efektivët e antidrogës i kapën ata në flagrancë, në bazë të informacioneve që kishin siguruar më parë në rrugë operative. Më pas, Prokuroria pohon se pluhuri që iu kap të pandehurve u ekspertua dhe rezultoi të ishte kokainë. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Nanajt përballë akuzës gjatë procesit të pritshëm në ngarkim të tij. Emri i Afred Nanaj u përmend në media në vitin 2001 kur u prangos si i përfshirë në çështjen "Kokaina". Prokuroria e akuzoi Nanajn se bashkë me të pandehurin tjetër Vehbi Hysa kanë luajtur rolin e pengjeve në Kolumbi si garanci për të dërguar në Shqipëri 6 tonë kokainë, e cila do të synonte të bllokonte tregun rus të narkotikëve. Trafiku nuk u krye për shkak të ndërhyrjes së policive të disa shteteve, ndërkohë Nanaj dhe Hysa u kthyen në Tiranë ku ranë në pranga. Më pas, ata u gjykuan dhe morën dënimet më të ulëta përkatësisht; 6 vjet burg Nanaj dhe 5.5 Hysa. 38-vjeçari Nanaj e përfundoi dënimin pak muaj pas përfundimit të gjykimit, ndërsa Hysa nuk arriti ta përfundonte, pasi vdiq në qeli si pasojë e një kompleksi sëmundjesh me karakter kanceri që stimuloheshin edhe nga kushtet e qelisë. Por liria e Nanaj nuk zgjati më tepër se dy vjet pasi tashmë, nëse shpallet fajtor nga gjykata e pret një dënim tjetër që minimalisht është 5 vjet burg. fa.ma.