E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, gjendet 13-vjeçari

GJIROKASTER - Një 13-vjeçar që kishte ikur fshehurazi nga shtëpia e tij dhe që shfaqte shenja çekuilibrimi mendor është gjetur në Gjirokastër nga efektivët e policisë. 

 I ndaluar nga një patrullë policore në hyrje të qytetit, minoreni nuk u ka treguar identitetin e tij, por ka pohuar përpara tyre se ishte presidenti dhe kryeministri i vendit. Pasi është shoqëruar në komisariat, ai ka dhënë versione të ndryshme për emrin e tij, apo atë të prindërve. Autoritetet policore të Gjirokastrës kanë kontaktuar me homologët e tyre nëpër rrethe dhe pas 4 orësh kanë arritur të identifikojnë fëmijën. Sipas policisë, A.I., lindur në Bytyç të Tropojës dhe banor në Kamëz, kishte ikur fshehurazi nga shtëpia.  Familjarët e tij në Kamëz janë lajmëruar nga policia e kryeqytetit dhe janë nisur drejt Gjirokastrës për të kthyer në shtëpi 13-vjeçarin.                                                                                    p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›