Topalli takon Lamers: Optimistë për reformat e integrimit
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers, i cili ndodhet në Tiranë me rastin e mbajtjes së Konferencës 'Smart Defense'- Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore.
Dy personalitetet diskutuan dhe për pritshmëritë e Samitit të Çikagos, ku Lamers theksoi se nisma "Smart Defense" do të jetë një pikë kyçe në punimet e këtij samiti dhe një rol të rëndësishëm do të luajë dhe Asambleja Parlamentare e Aleancës në nxitjen e një dimensioni të ri kooperimi midis vendeve anëtare përmes parlamenteve.
Në përgjigje të interesit të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kryetarja e Kuvendit bëri një rezyme të zhvillimeve politike në vend. Ajo vlerësoi se tashmë ka një bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për të çuar përpara reformat e integrimit, ku në fund të këtij muaji pritet të mbyllen tre reforma të rëndësishme, ajo zgjedhore, parlamentare si dhe ligji 'për gjykatat administrative'.
"Me tejkalimin e bojkotit të opozitës vlerësoj se Brukseli ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë. Ne të gjithë po punojmë fort dhe jemi optimistë për procesin e reformave të integrimit, në mënyrë që vendi të meritojë statusin e vendit kandidat” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
(ma.ar/BalkanWeb)