Fier, tjetër akuzë për Mile Çamin
Zbardhet pas tetë vjetësh vrasja e inxhinierit të ndërtimit, Gjergji Halo. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, mësohet se ashtu siç edhe dyshohej, autori i vrasjes së Halos është Fatmir Emini, i forti i lagjes së çamëve në Fier, i cili njihet me nofkën Mile Çami. Me anën e një komunikate për mediat, Policia e Fierit deklaroi zyrtarisht se një tjetër akuzë është ngritur për Milen, ndërsa ai ndodhet në burg prej afro dy vjetësh, i akuzuar për vrasjen e Bujar Sulës (Loshit të Karbunarës) dhe Xhevrie Cakës, nënës së Lul Cakës. Ai do të përgjigjet tashmë edhe për organizimin e vrasjes së biznesmenit fierak Gjergji Halo. Rihapja e kësaj ngjarjeje në muajin mars të këtij viti, bëri që policia të shkojë drejt zbardhjes së autorësisë së saj. Sipas policisë, motiv i vrasjes ka qenë një çështje pronësie dhe i implikuar në këtë ngjarje, përveç Miles, që ka qenë organizatori, është edhe Bledar Yzeiri, i cili cilësohet në këtë ngjarje si ekzekutor.
Hetimet
Hetimet për vrasjen e vitit 2000 janë rihapur më datë 26 mars të vitit 2008. Gjithçka ka nisur në kuadër të objektivit të Policisë së Fierit për t‘u shkuar deri në fund dosjeve të krimeve të vjetra. Një ndër këto dosje të vjetra ka qenë edhe ajo e vrasjes më 12 korrik 2000, në qendër të Fierit, të inxhinierit të ndërtimit Gjergji Halo. Në atë kohë ai drejtonte firmën e ndërtimit "Shpresa".
Në vazhdën e punës së përbashkët mes policisë dhe prokurorisë, për të zbardhur këtë dosje u përdorën të gjitha metodat e hetimit special, u administruan prova ligjore, nga të cilat rezultoi se shtetasi Fatmir Emini ka organizuar vrasjen e të ndjerit Gjergji Halo. Sipas policisë, për të kryer këtë vrasje ai ka nxitur Bledar Yzeirin.
Përfundimisht, sipas policisë, autorët e vrasjes së biznesmenit Gjergji Halo janë Fatmir Emini dhe Bledar Yzeiri. Pas sigurimit të provave ligjore, duke përdorur edhe përgjues e spiunë, policia dhe prokuroria kanë vijuar plotësimin e dokumentimit ligjor të kësaj ngjarjeje. Me vendim Nr. 619 të datës 24 dhjetor 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi ta cilësojë autor dhe të shtojë akuzat e reja për Milen. Akuzat janë "vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "prodhim e mbajtje të armëve e municioneve luftarake". Po me vendimin e sipërcituar, policia ka cilësuar autor edhe 30-vjeçarin Bledar Yzeiri, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.
Vrasja
Mbrëmja e 12 korrikut të vitit 2000 ishte fatale për familjen Halo, që kishte dhjetëra vjet që jetonte në Fier. Në hyrjen e pallatit të ndërtuar nga Gjergji Halo, që ndodhet në lagjen "29 Nëntori", pranë gjykatës së rrethit, rreth orës 21.00 është shtënë në drejtim të Halos. Plumbat e pistoletës e kanë prekur atë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Familjarët e inxhinierit të ndërtimit, që ishte ndër të parët që nisi të operonte në fushën e ndërtimeve të pallateve shumëkatëshe në Fier, thanë për policinë se autor i kësaj vrasjeje ishte Milja, pasi Gjergji me të kishte debatuar për një shesh ndërtimi. Inxhinieri Halo kishte siguruar të gjithë dokumentacionin për të ndërtuar pallatin e radhës, ndërkohë që Mile Çami nuk e lejonte, pasi pretendonte pa pasur asnjë dokument se prona ishte e tij. Kjo solli debate mes tyre, të cilat përfunduan pak javë më pas me ekzekutim të inxhinierit. Policia e ndaloi Milen pak orë pas kësaj vrasjeje, por pasi e pyeti dhe nuk pati prova, e liroi atë. Një vit pas vrasjes, më 25 janar të vitit 2001, dosja u mbyll për mungesë provash, për t‘u rihapur marsin e këtij viti, pas arrestimit të Miles, si dhe gjetjes së terrenit për të rinisur hetimet, të cilat rezultuan me sukses.
Kurrikulumi
Vrau djalin e dajës dhe
nënën e të tmerrshmit Lul Caka
Mile Çami, 52 vjeç, lindur e banues në Fier, është duke vuajtur dënimin prej 22 vjetësh, për vrasjen e Bujar Sulës që njihej me nofkën Loshi i Karbunarës. Kjo vrasje ka ndodhur në vitin 1997. Gjithashtu, në ngarkim të Miles është edhe vrasja e nënës së Lul Cakës, Xhevries. Gjykimi i Miles, si autor i kësaj vrasjeje, ka nisur më 5 qershor të këtij viti. Por edhe Bledar Yzeiri, autori tjetër i dyshuar i vrasjes së Gjergji Halos, rezulton sipas policisë të jetë autor edhe për vrasjen e nënës së Lul Cakës, vrasje që e ka kryer sërish në bashkëpunim me Milen, e që ka ndodhur më 12 korrik të vitit 1999. Bledar Yzeiri u ndalua pak muaj më parë në Belgjikë, nga agjentët e Interpol Tiranës dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri.
Konfliktet e para të Miles ishin me Bandën e Lushnjës, e pikërisht me Bujar Sulën, Loshin e Karbunarës, i cili i vrau të vëllain në një lavazh në qendër të Lushnjës. Pas ekzekutimit të Loshit, Milja u bashkua me grupin e Yzeirëve nga Rrërëza e Kutallisë së Beratit dhe nisi konfliktin me Bandën e Lul Cakës. Këtij të fundit, Milja i ekzekutoi në mënyrë çnjerëzore nënën.