Emigrantët, 30 euro në muaj për pensionet
Kanë emigruar për një jetë më të mirë, por në vitet e fundit të jetës, kur do të kenë nevojë për të ardhura që nuk mund t‘i sigurojnë dot me punë, ka rrezik që të mbesin pa gjë. Një paralajmërim ka ardhur nga drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë emigrantëve që kanë mbërritur në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit, që të shkojnë në sportelet e tyre për të paguar ato vite të munguara pune, në mënyrë që të trajtohen në moshën e pleqërisë me pensione. Në të kundërt rrezikojnë që të humbasin edhe ato vite për të cilat kanë derdhur mund në vendin amë.
Nëndrejtori i ISSH-së, Ali Emini, është shprehur dje se periudha e festave të fundvitit mund të shfrytëzohet nga emigrantët për të siguruar vitet e munguara të punës, me qëllim marrjen e një pensioni kur të arrijnë moshën. "Ligji mundëson që emigrantët të sigurohen në mënyrë vullnetare, me një shumë që llogaritet rreth 3 500 lekë, ose gati 30 euro në muaj", theksoi dje numri dy i Institutit të Sigurimeve. Sipas tij, në rast se emigrantët nuk i sigurojnë vitet e munguara të punës, atëherë ata humbasin edhe vitet për të cilat janë siguruar kur kanë qenë në Shqipëri. Këshilli Administrativ i ISSH-së ka përcaktuar rregullat dhe procedurat e reja për caktimin, administrimin dhe pagesat e pensioneve, që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali, Angli, SHBA etj. Fillimisht, ata duhet të depozitojnë kërkesën një vit përpara se të mbushin moshën e pensionit dhe më pas të plotësojnë të gjitha dokumentet e nevojshme. Emigrantët shqiptarë në botë mund të përfitojnë pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara, pension të plotë, kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi, pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshë, minus 20 pjesëtim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç, ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet edhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit.