E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Varfëria, shkaku i dhunës në familje dhe vrasjeve"

Në një rezolutë finale, Konferenca Kombëtare mbi Varfërinë, si burim i dhunës në familje, vrasjeve, vetëvrasjeve dhe trafikut të qenieve njerëzore, organizuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka ftuar: Parlamentin shqiptar të bëjë reformë të thellë në drejtësi, duke fuqizuar pavarësinë e institucionit të prokurorisë, rritjen e nivelit profesional dhe të përgjegjësisë së gjykatave,në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar; deputetët, që të mbështesin shqetësimet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për t‘u përballur me influencën e operatorëve të mafies globale e lobeve antishqiptare në qeverisje dhe drejtimin politik të vendit; qeverinë shqiptare të ndërpresë marrëveshjet për shitjen e vendit te të huajt, duke përdorur të gjitha mjetet kundër monopoleve të tyre në treg dhe ta kalojë pasurinë kombëtare në duart e biznesmenëve e popullit shqiptar; partitë politike shqiptare të marrin mbi vete misionin kombëtar, të heqin imunitetin politik dhe të nxisin fuqizimin e Kodit Penal kundër abuzimeve me buxhetin e shtetit dhe pasuritë e vendit. Kodi Penal të përcaktojë dënimin maksimal për abuzimet e Kryeministrit, Presidentit dhe ministrave; anëtarët e qeverisë të paraqesin plane konkrete, të qarta e të zbatueshme për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe përparimin e ekonomisë shqiptare, duke hequr dorë nga të gjitha shabllonet e deritanishme të "strategjive voluminoze për zhvillim e integrim"; shoqërinë civile të promovojë pareshtur kulturën e punës, mjedisit dhe të protestës te qytetarët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›