Ngjyrat ceke te Evropes se bashkuar
Praga zgjohet nën një ritëm tjetër në këtë fundvit 2008! Dekorit të Krishtlindjeve e Vitit të Ri u janë shtuar flamujt evropianë. Duken rrallë nëpër qytet, aty këtu, ndërsa EURO CZ 2009 tanimë është shënjuar nëpër autobusë. Tingëllon e vakët kjo atmosferë e njëjtë me indiferencën dhe skepticizmin e popullsisë vendase. Epiqendra e politikës së përbashkët komunitare për 6 muajt e parë të vitit 2009 do të zhvendoset në Republikën Çeke, një nga vendet më të suksesshme në reformat e postkomunizmit. Ndërkohë, politika e Pragës zien nga ethet për pushtet shtuar ndjeshëm pas dështimit të Partisë Demokratike Civile të udhëhequr nga Kryeministri Mirek Topolanek në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e senatit në Republikën e Çekisë. Dhe në të gjithë këtë rrëmujë lokale afrohet rënia e gongut në orën evropiane, ku akrepat do lëvizin sipas orës së vjetër së Pragës. Dhe bashkë me kalimin e stafetës së presidencës evropiane nga Franca, klasës politike çeke i duhet të përballet me kundërshtimet stoike të Presidentit Klaus për të hedhur firmën çeke mbi traktatin e Lisbonës.
Qëndrimet antievropiane të Presidentit Klaus, veçanërisht refuzimi i tij për të ngritur flamurin evropian në pallatin presidencial gjatë presidencës çeke të BE-së, janë kritikuar ashpër kudo nëpër kontinentin e vjetër. Ndërsa Presidenti çek ende këmbëngul në kundërshtitë e tij, Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka konkluduar se Marrëveshja e Lisbonës për reformat e Bashkimit Evropian është në harmoni me Kushtetutën e këtij vendi dhe i mbetet Parlamentit së fundi ta ratifikojë. Megjithatë, nëse vijohet gjatë në kundërshtimin e traktatit të Lisbonës nga kreu i shtetit çek e përkrahësit, atëherë ky qëndrim i presidencës së re të pritshme të BE-së do t‘i japë një goditje të rëndë vendeve përkrahëse të këtij traktati.
Kjo situatë paradoksale merr rëndësi të veçantë edhe për faktin se Çekia është anëtari i fundit i BE-së që duhet të deklarohet për Marrëveshjen e Lisbonës. Deri tani, e ashtuquajtura Marrëveshje e Lisbonës është miratuar nga 25 prej gjithsej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Së fundi, marrëveshja u miratua nga Suedia. Ky dokument është refuzuar qershorin e kaluar në referendum prej irlandezëve, në një kohë që nevojitet miratimi prej çdo shteti anëtar. Fillimisht planifikohej që marrëveshja të hynte në fuqi në janar 2009, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor 2009. Megjithëse Jo-ja e irlandezëve ka tronditur BE-në, ratifikimi i marrëveshjes së reformuar të Kushtetutës duhet të vazhdojë. Jo-ja franceze në vitin 2005, që bllokoi pak a shumë miratimin e Kushtetutës Evropiane, kishte në këtë kontekst po atë rëndësi sa Jo-ja e irlandezëve. Nga ana tjetër, votuesit çekë janë të pakënaqur nga politikat transatlantike të qeverisë aktuale, e cila vazhdimisht ka lëvizur në kundërshtim me politikat evropiane. Gjithashtu, edhe marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e djathtë e Kryeministrit Topolanek me administratën e Presidentit Bush në lidhje me dislokimin e sistemit antiraketor amerikan në territorin e Çekisë ka shkaktuar reagime negative nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve çekë. Përpos kundërshtimeve të gjëra popullore, edhe socialdemokratët, të cilët janë kundërshtarët kryesorë të qeverisë në Çeki, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes Pragë-Uashington.
Në të gjithë këtë panoramë të mbushur me dilema politike, Kryeministri çek, Mirek Topolanek, presidenti i ri i BE-së, duke nisur nga 1 janari 2009 u detyrua të ftojë kundërshtarët e tij politikë në Parlament të bashkëpunojnë në emër të Evropës. Në mënyrë ironike kjo ftesë i jep serum pushtetit të Kryeministrit Topolanek, i goditur rëndë e pa kthim në betejat e lartpërmendura elektorale. Nuk ka dyshim që udhëheqësi i radhës i Evropës së Bashkuar, pa një shumicë stabël në qeverinë e vet, do të kishte një pozitë të dobët negociuese në rrafshin evropian. Kështu që në rrafshin e politikës afatgjatë, presidenca e radhës e BE-së është kthyer tashmë në çështje prestigji për Çekinë, madje konsiderohet një nder kombëtar. Nuk është se prej Çekisë pritet të japë kontribut të njëjtë me atë të një shteti të madh. Më e pakta që pritet nga qeverisja çeke, në gjashtë muajt e parë të vitit 2009, është sidoqoftë që qeveria dhe Presidenti i vendit të flasin me të njëjtin zë. Politika ekonomike, energjia, si dhe Evropa në botë, pra marrëdhëniet e saj të jashtme - këto janë temat që ka prioritet diplomacia çeke për gjashtëmujorin e ardhshëm në udhëheqje të BE. Së pari, zgjidhja e problemeve me krizën financiare, së dyti plani mbarevropian për fuqizimin e ekonomisë dhe së treti diskutimi për reformimin e sistemit financiar mbarëbotëror.
Çekët nuk patën shumë kohë për t‘u përgatitur për detyrën e tyre si presidentë të radhës së BE-së, sepse problemi i ekonomisë u përfshi në programin e punës pas krizës ekonomike. Në lidhje me politikën e jashtme puna qëndron ndryshe, sepse çekët kanë kohë që e konsiderojnë politikën e jashtme si element të rëndësishëm të veprimtarisë së tyre. Në Pragë do të vendosen drejtimet për bashkëpunimin e ardhshëm mes BE-së dhe qeverisë së re të SHBA-së, si dhe do të hidhet vështrimi i mëtejshëm drejt Lindjes, por edhe drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. Etja e qytetarëve ballkanikë për të shembur gardhin e vizave ka shtuar ndjeshëm presionin mbi zyrtarët evropianë. Kjo merr kuptim real, kur çekëve iu kujton vitet e tyre të izolimit dhe të pamundësisë për të lëvizur lirshëm në pjesën tjetër të Evropës. Për shkak të pozitës gjeografike, çekët e ndiejnë veten si ndërmjetës të mirë, po ashtu me vendet e Lindjes.
Në këtë drejtim fjala është për çështje të tilla si marrëveshjet me vende si Ukraina dhe perspektiva e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Bashkëpunim më të ngushtë, por asnjë premtim për anëtarësim të ardhshëm në BE, është synimi i marrëveshjeve me fqinjët lindorë të BE-së - Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin dhe, në varësi të situatës politike, Bjellorusinë. Një Samit për Partneritetin me Lindjen, ku do të marrin pjesë i gjithë blloku dhe të gjashta këto vende, është lënë të organizohet pak kohë pas Këshillit Evropian të pranverës. Dhe për t‘ju kthyer pragfestës evropiane, qielli i Pragës mesa është paralajmëruar, do të pushtohet nga më shumë ngjyra se ato të Evropës së bashkuar, çka dëshmon se çekët tashmë shohin me larg se kontinenti i vjetër!