Të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve me 20%
"Kartolina" për festat e fundit të vitit që qeveria dhuroi për moshën e tretë, nuk i ka kënaqur aspak këta të fundit. Ata thonë se shpërblimi prej 5 mijë lekësh është i pamjaftueshëm për nevojat e një familjeje dhe tryezën e festave.
Përballë rritjes së çmimeve, fenomen me të cilin këtë vit u përballën të gjitha familjet shqiptare, pensionistët thonë se me kaq para nuk blejnë dot as gjelin e detit. Për disa vite me radhë, me vendim qeverie, kategoria e moshës së tretë e dalë në pension, ka marrë për shpërblim në fund të vitit pagesën prej 5 mijë lekësh. Sivjet, përfitues të kësaj shume kanë qenë edhe kategoria e punonjësve të policisë, ushtarakët dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, të dalë në pension të parakohshëm. Nga ana tjetër, Isa Gorica, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, duke folur për problemet e ditëve të sotme të të moshuarve u shpreh se
liria ekonomike dhe ajo sociale janë dy shqetësime kryesore për moshën e tretë. "Ne pensionistëve na mungon liria ekonomike, se kemi pensione të vogla. Së dyti, na mungon liria sociale, pasi edhe pse pensionistët kanë arsim mesatar nuk pyeten për hallet e tyre", thekson ai. Në emër të shoqatës ai ka kërkuar nga qeveria rritjen me 20% të pensioneve, si për fshatin dhe për qytetin.
Sipas Goricës, janë 520 000 pensionistë në varfëri të thelluar, që marrin ushqimet dhe ilaçet me listë. Duke bërë krahasimet me vitet e mëparshme, kreu i Shoqatës së Pensionistëve ka thënë se "rritja e pensioneve nuk mjafton të mbulojë rënien e fuqisë blerëse, thjesht e ka zbutur pak masën e inflacionit. Aktualisht pensioni real mesatar është 2.5% më i ulët se në 2005-ën". Më tej ai ka shtuar se problem mbeten familjet e vetmuara të pensionistëve, që nuk kanë asnjë përkrahje tjetër, por duhet t‘ia dalin me ato pak para që marrin nga pensioni. Po kështu ai u shpreh i pakënaqur me shpërblimin prej 5000 lekësh për festat e fundvitit nga ana e qeverisë. Ai vuri në dukje se "po ta rrahësh me fuqinë blerëse, është më e ulët se ajo e vitit 2007, shpërblimi është i reduktuar. Para 5 muajsh kemi bërë marrëveshje që shpërblimi për pensionistët e qytetit të jetë 10 000 dhe 5000 për ata të fshatit". Pensionistët kanë nisur të marrin në dorë shpërblimin e fundvitit që prej datës 23 dhjetor. Ndërkohë që sipas të dhënave të Postës Shqiptare, rezulton se deri ditën e djeshme janë shpërndarë plot 300 mijë shpërblime për pensionistët. Drejtuesit e këtij institucioni kanë garantuar se pensionistët që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta marrin atë kur të marrin pensionin gjatë ditëve të para të janarit. Me një mesatare në shpërndarje me rreth 80 mijë shpërblime në ditë, punonjësit e sporteleve kanë mundur që bazuar mbi grafikun e ISSH-së të shmangin radhët dhe të presin deri në orët e vona pensionistët për të tërhequr shpërblimin. Zyrtarisht bazuar në grafikun e ISSH-së, që nga e marta më 23 dhjetor të gjitha zyrat postare të caktuara për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve kanë filluar punën normalisht për t‘i shërbyer moshës së tretë. Deri sot janë shpërndarë në një situatë normale mbi 300 mijë shpërblime, ose 60% e totalit. Posta ka parashikuar që t‘ju dërgojë falas në shtëpi shpërblimin për afro 100 mijë pensionistë që kanë aplikuar për këtë shërbim.