Fier trefishohen aplikimet per pasaportat e reja
Urdhri me i fundit i Ministrise se Puneve te Brendshme per nxjerrjen jashte perdorimit te pasaportave te vjetra ka trefishuar aplikimet per dokumentet e reja biometrike. Kjo dyndje ndihet jo vetem ne sportelet e Postes Shqiptare Dega Fier por dhe ne zyrat e ALEAT per aplikimin per kete mjet te rendesishem identifikimi qe do te mundesoje kalimin e kufirit Shengen. Ka nje dyndje te madhe madje edhe me shume se ne periudhat e ardhjes se emigranteve. Kjo dyndje shkon ne dyfish apo trefish te fluksit te zakonshem. Ne aktualisht nuk kryejme me pak se 250-300 aplikime ne dite kundrejt nje numri prej 100ndash120 kerkesash qe mund te kryenim ne nje dite te zakonshme ka thene punonjesja e firmes ALEAT ne Fier. Por ky fluks eshte ndier edhe ne sportelet e gjendjes civile ku aplikantet pajisen me certifikate per aplikimin e kartave te identitetit por dhe pasaportave biometrike. Realisht fluksi ka nisur te ndihet qe te premten e kaluar por urdhri i fundit qe percolli zv.ministri i Ministrise se Puneve te Brendshme Ferdinand Poni e rriti edhe me shume kete fluks. Ketu kemi edhe shume emigrante te cilet nuk kane mundur te aplikojne me pare dhe ky dokument tashme u duhet me shume se kurre ka thene punonjesja e gjendjes civile Lumturi Krasniqi. Duke nisur qe nga 17 shkurti 2009 kur nisi ne Fier aplikimi i pasaportave biometrike e deri tani mesohet se vetem 50 e popullates ka mundur te pajiset me kete mjet te rendesishem identifikues.
Nderkohe per Fierin mbeten probleme afatet per terheqjen e pasaportave te reja. Qytetaret ankohen se duhet te presin me shume se afatet e percaktuara per terheqjen e dokumentit te ri qe nga momenti i aplikimit. Ne sportelet prane drejtorise se policise se qarkut radhet per marrjen e pasaportes jane kthyer ne nje vend te merzitshem dhe te padurueshem per qindra persona qe presin te marrin dokumentin e ri. Kam rreth dy muaj qe e kam faturuar. Dhjete dite kam ketu qe vij per ta terhequr por akoma nuk ka ardhur ankohet Estela nje emigrante e cila thote se i eshte rrezikuar puna ne Itali.
Qytetaret ankohen se askush nuk i informon lidhur me afatet reale te prodhimit te pasaportave te tyre. Mungon listezimi i emrave me datat e prodhimit te pasaportave qe do ta qartesonte situaten dhe do te reduktonte radhet e gjata.