E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tritol lokalit

Nje sasi tritoli ka shperthyer mbremjen e se martes ne nje lokal disko ne lagjen "Apollonia" te qytetit Fier te vendi i quajtur Zogu i Zi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te drejtorise se policise.Mesohet se shperthimi ka ndodhur rreth ores 19 e 30 minuta ne katin e nendheshem te nje pallati nente katesh ku ndodhet disko pronari i se ciles eshte arrestuar tre jave me pare me urdher arresti te ardhur nga drejtesia italiane. Ne kohen qe eshte hedhur lenda plasese lokali ka qene i mbyllur.Ne deren kryesore te lokalit ishte vendosur nje sasi lende plasese lloji i se ciles nuk eshte percaktuar ende.Fatmiresisht demet kane qene materiale.Zhurma e madhe eshte degjuar disa kilometra larg. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›