Avokati i Popullit paralajmëron seancë në Parlament për torturën
Reagon ashpër Avokati i Popullit kundër policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Madje, për torturën e ushtruar ndaj këtij shtetasi, por edhe të tjerëve në qelitë e komisariateve, Avokati i Popullit paralajmëroi thirrjen e një seancë urgjente në Parlament, ku do të kërkojë të dëgjohet mbi situatën. Shkak i reagimit është bërë keqtrajtimi i një 18-vjeçari disa ditë më parë nga një oficer policie në Sarandë, çka solli humbjen e ndjenjave të tij në sallën e gjyqit dhe dërgimin me urgjencë sërish për në spital. Dhe, sipas Avokatit të Popullit, këtu nuk duhet ndëshkuar vetëm oficeri që keqtrajtoi të riun, por duhen marrë masa edhe ndaj prokurorit dhe gjyqtares së çështjes, të cilët ndonëse e panë në ç’gjendje ishte i riu, kanë vazhduar seancën indiferentë, prokurori duke kërkuar masën ekstreme “arrest me burg”, ndërsa gjyqtarja duke e lënë në qeli për 30 ditë, duke detyruar organin e akuzës të sjellë më tepër prova për të provuar akuzën. Dhe për të gjitha këto, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ngriti zërin dje, duke u kujtuar krerëve të organeve përkatëse se duhen marrë masa ndaj sjelljeve të tilla antinjerëzore, por shpesh edhe indiferente ndaj rasteve flagrante. Gjithashtu, Avokati i Popullit u kërkoi organeve kompetente hetim të plotë të ngjarjes së keqtrajtimit në mjediset e komisariatit të policisë së Sarandës të Aristidh Gllucaj. Ai kërkoi marrjen e masave që përgjegjësit e dhunës të dalin përpara drejtësisë. “Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Prokurorisë së Sarandës të nisë hetimet për veprën penale të "torturës" ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore të Sarandës, Ardit Hasanhaga, në funksion të zbatimit të parimit kushtetues se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, - tha Dobjani në një prononcim për mediat. Më tej, Avokati i Popullit kritikoi qëndrimin e mbajtur deri më tani nga policia dhe Prokuroria e Sarandës, duke deklaruar se "këto organe e kanë shkelur këtë parim dhe nuk kanë zbatuar ndaj këtij punonjësi policie as masën e ndalimit dhe as atë të arrestimit në kushtet e flagrancës".
Dhuna dhe indiferenca
Dobjani sqaroi se lidhur me çështjen i është drejtuar edhe Prokurores së Përgjithshme dhe ministrit të Brendshëm. Ndonëse i riu ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të keqtrajtimit, ai ishte marrë nga oficerët e policisë nga spitali për t’u dërguar në Gjykatën e Sarandës, ku dhe do t’i jepej masa e arrestit. Nuk ka vonuar dhe i riu nuk është mbajtur dot në këmbët e tija dhe është shembur, duke përplasur dhe kokën në tavolinë përpara trupit gjykues. Sikur të mos mjaftonte kjo, Aristidh Gllucaj nga fshati Gjorm i Vlorës është lënë në qeli edhe për 30 ditë të tjera. Për Avokatin e Popullit është e patolerueshme për organet e drejtësisë, e cila nuk kap organizatorët e trafiqeve, por një fshatar të varfër që do të kalonte si klandestin kufirin për arsye ekonomike. “Pse duhet të presim që një shtetas të vdesë që të reagojmë. Pse gjyqtarja nuk reagoi kur pa një të pandehur që humbi ndjenjat dhe pse nuk mori masa penale ndaj autorëve të torturës”, - u shpreh Dobjani. Duke kujtuar tragjedinë e Butrintit ndodhur pak ditë më parë, Dobjani shtoi se “ky i ri u kap se po kalonte kufirin me një trastë bukë me vete, në kërkim të një jete më të mirë. Sikur të kishte humbur jetën në tragjedinë e Butrintit, për të do të kishte keqardhje, ndërsa realisht po e keqtrajtojnë”. Ai kritikoi edhe sjelljen e gjyqtares, që nuk kërkoi ndëshkimin e këtyre policëve, kur i ndaluari humbi ndjenjat në seancë dhe atë të prokurorit që rëndoi akuzën kur nuk është e tillë. Në mbyllje të deklaratës së tij, Dobjani i bëri thirrje Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, të reagojnë sa më shpejt ndaj kësaj ngjarjeje. “Inaktiviteti për të vënë para përgjegjësisë policinë, më detyron të zbatoj detyrën dhe t’i kërkoj Parlamentit që të dëgjohem para tij për çështjen e torturës ndaj qytetarëve shqiptarë”, - përfundoi Dobjani.
Ngjarja
18-vjeçari vlonjat Aristidh Gllucaj, i akuzuar për “trafikim njerëzish”, është marrë nga policia e qytetit nga reanimacioni i spitalit, për t’u dërguar në seancën gjyqësore në ngarkim të tij. 18-vjeçari ndodhej në spital për shkak të dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit të tij. Pak minuta nga fillimi i seancës gjyqësore, ku gjykata do të merrte masën e sigurisë, Aristidh Gllucaj ka rënë pa ndjenja dhe për pasojë është shembur në tokë. Seanca gjyqësore ndaj Aristidh Gllucaj dhe Oltion Varfit, të kapur para pak ditësh në autobusin e linjës Sarandë-Qafëbotë, në shoqërim të 5 klandestinëve, ka nisur normalisht, por kanë mjaftuar vetëm disa minuta, pasi 18-vjeçari Gllucaj ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është përplasur koka në tavolinë. I ati i Aristidhit, Ilirjani, thotë se “djali i tij donte të shkonte vetë emigrant dhe nuk beson se merrej me trafikim”. Kjo gjendje e rënduar shëndetësore e Aristidh Gllucaj është bërë shkak për t’u ndërprerë seanca dhe i sëmuri të ridërgohet në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Origjina e këtij rasti daton pak ditë më parë, ku uniformat blu të Sarandës kanë ushtruar dhunë fizike gjatë dhe pas arrestimit të Aristidh Gllucajt dhe Oltion Varfit, të dyshuar për trafikim klandestinësh. Avokati Tartar Bazaj, që u bë denoncues i parë i rastit më të fundit të ushtrimit të dhunës në mjediset e komisariatit të Sarandës, tha se do të vijojnë të gjithë hapat ligjorë për hetimin dhe ekspertimin e çështjes. Seanca ka vazhduar në prani të të pandehurit tjetër, Oltion Varfi. Prokurori i çështjes, Platin Aliçka, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat deri në përfundim të hetimeve, por gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditor” për të dy të pandehurit.
Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për çështjen
Reagon Prokuroria e Përgjithshme pas daljes publike të Avokatit të Popullit për keqtrajtimin e 18-vjeçarit. Sipas burimeve zyrtare, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama pasi është informuar për ngjarjen e ndodhur në Sarandë, të keqtrajtimit të shtetasit Aristidh Glluçaj, dhe është vënë në dijeni të shqetësimit të përcjellë nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka urdhëruar Prokurorinë e Sarandës të kryejë një hetim të shpejtë, efektiv dhe objektiv për këtë ngjarje, në mënyrë që ajo të zbardhet sa më shpejt dhe të vihen përpara përgjegjësisë autorët e saj. Gjithashtu, sipas burimeve, i është kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë që të merren të gjitha masat ndaj personave përgjegjës në përputhje me Kodin e Procedurës Penale në mënyrë sa më të shpejtë.
Debati
Avokati i Isufajt kërkon pavlefshmëri të shkresës së prokurorisë
Është shoqëruar me debat seanca e djeshme gjyqësore e Erion Isufit kundër Prokurorisë së Tiranës, e cila ka të bëjë me pavlefshmërinë e një shkrese të akuzës. Shkak i debatit mes avokatit të Isufit, gjyqtarit të çështjes dhe përfaqësuesit të akuzës, ka qenë kërkesa për pavlefshmëri të shkresës së dërguar nga prokuroria për bllokimin e pasurive të paluajtshme dhe transaksioneve bankare. Ka qenë kjo shkresë e dërguar nga prokuroria disa javë më parë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, çka ka hapur debatin mes përfaqësuesit ligjor të Erion Isufit dhe gjyqtarit Sokol Tona. Sipas mbrojtjes, shkresa e dërguar nga prokuroria ka sjellë dhe pasoja juridike mbi Isufin, të cilit i janë bllokuar pronat. Nga ana tjetër, sipas organit procedues, i përfaqësuar nga prokurori Dritan Rreshka, shkresa nuk kërkon bllokimin e pasurive, por verifikimin e tyre për shtetasin Isufi. Bllokimi kërkohet për pronat e paluajtshme të shtetasit Fazlliç. Sipas Rreshkës, veprimi i hipotekës mbetet në kompetencat e saj dhe jo në atë të prokurorisë. Seanca u shty për shkak se procesi gjyqësor ndodhet në fazën e administrimit të provave.