Kërkimet, gjenden tre viktimat në gërmadha
Janë nxjerrë nga gërmadhat trupat e tre personave, të cilët rezultonin të humbur pas rrëzimit të një pallati në Gjirokastër. Ekipet e kërkimit kanë arritur që të gjejnë trupat e nënës 35-vjeçare Valbona Dalani dhe të vajzës së saj 12-vjeçare, Anxhela Dalani. Gjithashtu, nga ekspertët është arritur që të nxirret nga rrënojat edhe gruaja 65-vjeçare Parashqevi Zoto. Situata për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat nuk ka qenë aspak e lehtë për ekipet e shpëtimit. Mungesa e pajisjeve dhe situata e ndërlikuar, kanë bërë që vetëm ditën e djeshme ata të arrinin që të përfundonin punën e tyre.
Nxjerrja e viktimave
Edhe pse është punuar intensivisht gjatë gjithë natës, ekipet e kërkimit nuk kanë arritur që të gjejnë asnjë prej tre trupave të mbetur nën gërmadha. Vetëm në orën 10:00 të paradites është arritur që të gjendet trupi i parë i humbur, i cili i përkiste 68-vjeçares, Parashqevi Zoto. Viktima 68-vjeçare, Parasheqevi Zoto, ka qenë në pjesën e poshtme të gërmadhave dhe është dashur ndërhyrja e makinerive për të lëvizur pjesët e rënda të rrënojave. Pas kontrollit për të parë nëse 65-vjeçarja ishte ende gjallë, trupi është nisur për në morgun e qytetit. Më pas, kërkimet kanë vazhduar për nënën dhe bijën e saj 12-vjeçare. Janë dashur rreth dy orë që ekipet e kërkimit të nxjerrin trupin e dytë të humbur nën rrënoja, atë të 35-vjeçares Dafina Dalanit, rreth orës 12:30 minuta. Në fillim, ekipet e shpëtimit kanë mundur të identifikojnë mes gërmadhave krahun e viktimës. Situata ishte disi e vështirë gjatë punës për nxjerrjen e 35-vjeçares, kjo pasi mbi të ishin makete të rënda betoni, të cilat nuk lejonin që të lëvizej trupi. Nisur nga kjo, forcat xheniere së bashku me ekspertët morën masa për të nxjerrë trupin e kufomës pa e dëmtuar atë. Pas disa minutash përpjekjeje, u nxor dhe trupi i saj, i cili më pas u transportua në ambulancën që ishte shumë pranë vendit të ngjarjes dhe u dërgua në morgun e qytetit. Kërkimet rinisën sërish për gjetjen e personit të tretë të humbur, 12-vjeçares Anxhela Dalani. Vetëm pas disa minutash punë u arrit që të gjendej dhe viktima e tretë, e cila ndodhej vetëm 6 metra larg nënës së saj. Pas nxjerrjes së personit të tretë të humbur, u vendos që të pezulloheshin ndërtimet. Nga kontrollet e kryera rezultoi se nën gërmadha nuk ndodhet më asnjë person.
Ekipet e kërkimit
Pas shembjes së pallatit 5-katësh në lagjen “11 janari” dhe pas ndihmës së parë nën rrënoja ndodheshin tre persona. U angazhuan ekipet e shpëtimit, detyra e të cilave ishte nxjerrja e personave të humbur. Në terren ishin forcat xheniere, policia, zjarrfikësit. Në ndihmë të tyre erdhi edhe një ekip nga Janina, i përbërë nga shtatë persona. Situata paraqitej e ndërlikuar për ekipet e kërkimit, kjo edhe për faktin se rrezikohej nga momenti në moment shembja e pjesës tjetër të ndërtesës. Për këtë, kërkimet u pezulluan për njëfarë kohe. Specialistët grekë sollën me vete edhe disa qen të specializuar për gjetjen e personave nën rrënoja, si edhe të një makinerie të posaçme, e cila mund të gjente vendndodhjen e një personi, duke shfrytëzuar ngrohjen trupore. Kërkimet me qen nuk dhanë rezultat dhe me anë të kësaj aparature, u arrit që të gjendej vendndodhja e tre të humburve. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm pati shpresa se të humburit ishin gjallë, por më pas këto u shuan, pasi të tre viktimat nuk arritën që t’i mbijetonin aksidentit. Rreth orës 12:00 përfundoi edhe detyra e këtyre ekipeve për nxjerrjen e personave të humbur, kërkime që zgjatën rreth 27 orë.