Fier, vendorët 'përleshen' për borxhet e Ujësjellësit
FIER- Një takim për borxhet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Fier është kthyer në një "arenë" përleshjeje mes drejtuesve të njësive të këtij rrethi. Ndërsa ka nisur mbledhja, kanë shpërthyer debate të ashpra mes kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervenaku dhe numrit dy të Bashkisë së Fierit, Florian Muçaj, të dy përfaqësues të Partisë Socialiste. Burime nga lokalët pohojnë se në sherr e sipër, Çervenaku ka goditur Muçajn. Pas incidentit, nënkryetari i Bashkisë përmes një deklarate të bërë për shtyp ka denoncuar në media dhunën psikologjike e fizike që ka ushtruar mbi të kreu i Komunës së Frakullës.
Gjatë fjalës së tij, Muçaj u shpreh se janë treguar të dhunshëm edhe personat që shoqëronin Viktor Çervenakun, ndaj të gjithë do t'i denonconte në Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe në Prokurorinë e rrethit të Fierit. "Unë shkova në takim, pasi do të zhvillohej mbledhja e ortakëve të ndërmarrjes tregtare, ndërkohë që Çervanaku kërkoi që të zhvillohej edhe takimi i këshillit mbikëqyrës të kësaj ndërmarrjeje. Në cilësinë e nënkryetarit të Bashkisë kërkova zbatimin e ligjit dhe dispozitat ligjore, por u përballa me persona të dhunshëm", - tha numri dy i Bashkisë së Fierit. Në një intervistë të dhënë për "Gazetën Shqiptare", Florian Muçaj tregon me detaje incidentin e ndodhur mesditën e djeshme në ambientet e institucionit që ai drejton. Zoti Muçaj, çfarë ndodhi dje në takimin e organizuar për mbarëvajtjen e Ndërmarrjes së Ujësjellësit? Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier është në një situatë tepër të vështirë ekonomike, pasi i detyrohet CEZ-it një shumë prej 450 milionë lekësh. Ky është një borxh që sa vjen dhe rritet e që është krijuar nga keqmenaxhimi i stafit të kësaj ndërmarrjeje, e cila drejtohet nga një llum njerëzish dhe jo nga profesionistë, por edhe nga bordi drejtues i saj.
Sot (dje) ishte parashikuar që të zhvillohej mbledhja e përfaqësuesve të asamblesë së ortakëve të kësaj ndërmarrjeje. Në këtë këndvështrim unë shkova në takim sepse Bashkia duhet të ndërhyjë urgjentisht për të zhbllokuar këtë situatë. Në këtë kontekst, si përfaqësues i autorizuar i Bashkisë Fier, pasi kryetari i Bashkisë është me leje të zakonshme, mora pjesë në mbledhje ku shpreha shqetësimin tonë institucional, por edhe qytetar dhe në koherencë të plotë të dispozitave ligjore që rregullojnë aktivitetin e shoqërive tregtare. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Frakull, Viktor Çervanaku së bashku me 10 apo 15 huliganë, mafiozë, njerëz të tjerë pa asnjë lloj statusi përfaqësues Ishin ata që u konfliktuan dhe ushtruan dhunë psikologjike e fizike ndaj meje.
Cili ishte shkaku i përplasjes?
Viktor Çervanaku kërkoi që të zhvillohej edhe mbledhja e bordit së bashku me mbledhjen e ortakëve. Unë e kundërshtova këtë gjë, duke i thënë që të mbarojmë ne këtë mbledhje dhe, në qoftë se është kryer lajmërimi për mbledhje të bordit, të kryhet. Ai filloi që të më ofendojë me fjalë fyese, ndërkohë që edhe personat që e shoqëronin atë filluan që të mbanin anën e tij dhe të bënin të njëjtën gjë. Më pas, duke parë që unë nuk po veproja, ai dhe personat e tjerë që e shoqëronin ushtruan dhunë fizike mbi mua dhe më nxorën me forcë nga salla e mbledhjeve ku do të zhvillohej takimi. Reagimi juaj? Në një deklaratë për shtypin denoncova dhunën, ndërsa do të bëj denoncim ndaj personave që më dhunuan në polici dhe prokurori.
(GSH/Xhemil Beharaj/BalkanWeb)