E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabande ne Durres bllokohen paisjet e lojerave te fatit

Një sasi e konsiderueshme paisjesh elektronike për makineta të lojërave të fatit janë bllokuar nga strukturat e krimit ekonomiko-financiar në qarkun e Durrësit. Paisjet me vlerë prej rreth 350 mijë euro jane bllokuar në një autoveture, e cila po i transportonte ato në një pikë ku kryhej montimi në lagjen 4 të këtij qyteti . Drejtoria e policisë së qarkut në Durrës ka bërë të ditur se në saj të operacionit të koduar me emrin "Swich" është vënë në pranga 31 vjeçari Vasien Rebi, me profesion inxhinier elektronik.

“Nga verifikimi rezultoi se shtetasi në fjalë nuk posedonte dokumentacionin shoqërues të këtyre mallrave. Këto të fundit, së bashku me automjetin që kryente transportin e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë hetimit në fjalë u identifikua baza e prodhimit të kasave si dhe montimit të pjesëve elektronike në makineta. Janë identifikuar gjatë hetimit edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, gjeneralitetet e të cilëve nuk do të bëhen publike në këtë fazë të hetimit”-tha Ornela Çako, zëdhënëse e Drejtorise së Policisë, Qarku Durrës.

Paisjet e  bllokuara siguroheshin nga shtetasi i arrestuar nëpërmjet blerjes në internet dhe më pas hynin kontrabandë në territorin shqiptar përmes pikave doganore. Vlera e një makinete të montuar që përdoret në kazino dhe pika të lojerave të fatit kushton mesatarasisht 5000 euro. Akuza për këtë aktivitet kriminal është tregtim i mallrave kontrabande, krim kibernetik dhe falsifikim i vulave dhe stampave.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›