E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional Tafaj Bursa per konviktoret

"Vitin e kaluar ne arritëm të rrisim regjistrimet me 13 % në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, treguesi i regjistrimeve në arsimin profesional është ende i pakënaqshëm. Ekzistojnë të gjitha kapacitetet që ky tregues të rritet këtë vit.

Të gjithë nxënësit konviktorë që studiojnë në degët e teknologjisë së informacionit, bujqësisë, ndërtimit dhe të pyjeve përfitojnë bursë. Arsimi profesional u krijon mundësi të rinjve që të krijojnë biznesin e tyre menjëherë pas shkollimit.

Qeveria do të stimulojë me përparësi bizneset e krijuara nga të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional"-tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›