E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shtator 'skaner' infermierëve

TIRANE- Infermierët do të kalojnë në sitën e një kontrolli në muajin shtator. Ata do të monitorohen sa i përket cilësisë dhe profesionalizmit që shfaqin në kohën e ushtrimit të profesionit. Nëse do të vihen re mangësi, nuk do të mungojnë as masat penalizuese. Apo ashtu siç e ka quajtur kreu i "Urdhrit të Inferimierit", Sabri Skënderi, muaji shtator do të jetë një provë zjarri për infermierët shqiptarë. Sipas tij që prej datës 1 shtator do të ketë një aksion të gjerë inspektues nga ana e "Urdhrit të Infermierit" rreth cilësisë dhe profesionalizmit të infermierëve në përmbushjen e detyrës. Presidenti i këtij "Urdhri", Sabri Skënderi, ka deklaruar se janë përgatitur strukturat rajonale inspektuese për përmbushjen e një kontrolli në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Sipas tij ky aksion nuk ka si qëllim të dëmtojë infermierët, por vetëm e vetëm që t'i ndihmojë ata që të marrin pozicionin që u takon në të gjithë sistemin spitalor. Profesioni i infer mierit është përfshirë në nismën e licensimit të profesioneve nga ana Agjencia Jombëtare e Provimeve, licensim i cili do të nisë në nëntor dhe pa të cilin nuk do të mund të ushtrohet profesioni. Ndërkohë që aktuliasht në vendin tonë janë rreth 6 mijë infermierë, nga të cilët pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›