Bizneset e vogla shpërngulen për t‘u shpëtuar taksave
Subjektet e biznesit të vogël në qytetin e Fierit janë shfaqur të pasigurta për fatin e aktivitetit të tyre. Ndërsa shumë prej tyre kanë deklaruar xhiro minimale dhe mungesë të theksuar të ardhurash, shumë të tjerë kanë nisur të testojnë edhe zonat ku mund të ketë një ndryshim të kësaj situate. Kjo konfirmohet nga departamenti i tatim-taksave në Bashkinë e Fierit, agjentë të të cilit prej një muaji janë duke inspektuar të gjitha zonat kryesore dhe ato dytësore të qytetit, ku edhe janë përqendruar bizneset në fjalë. Olimbi Prifti, drejtoresha e Tatim-Taksave në Bashkinë e Fierit, ka shpjeguar se inspektimi 1-mujor te të gjitha bizneset e vogla në Fier ka nxjerrë faktin se një pjesë e tyre kanë nisur testimin e zonave ku xhiroja ditore mund të ketë rritje.
Sipas Priftit, kanë qenë rreth 133 biznese të vogla, që vetëm gjatë javëve të fundit kanë vendosur të zhvendosin aktivitetin e tyre. "Ka biznese që e kanë zhvendosur aktivitetin nga rrugët kryesore të qytetit të Fierit, drejt lagjeve ku mendohet prej administratorëve të këtyre bizneseve se mund të ketë përmirësim aktiviteti. Por ka edhe administrator biznesesh, të cilët nga periferia kanë ardhur drejt qendrës së qytetit apo në bulevardin kryesor të tij. Numri më i madh i bizneseve që kanë kryer zhvendosjen kanë bërë lëvizjen nga qendra drejt periferisë", është shprehur drejtoresha e Tatimeve në Bashkinë e Fierit.
Zhvendosja e bizneseve është parë nga agjentët tatimorë si një mënyrë e menduar prej pronarëve të vegjël, me qëllim fshehjen e aktivitetit dhe shmangien e tyre nga pagesat dhe detyrimet tatimore. Të dhënat e konstatuara prej tatimeve në bashki kanë treguar se pikërisht bizneset debitore kanë përdorur strategjinë e zhvendosjes. Përballë kësaj strategjie bashkia ka vendosur që të organizojë një aksion, në të cilin kanë marrë pjesë edhe policët bashkiakë. Mësohet se gjatë muajit të fundit janë detyruar, edhe forcërisht, 29 biznese që t‘u drejtohen sërish sporteleve për të paguar detyrimet fiskale. Prifti pohon gjithashtu se aksioni i zbatuar gjatë muajit të fundit ka evidentuar edhe 96 biznese të reja, që nuk e kishin regjistruar aktivitetin e tyre tregtar. "Pas detyrimit të 29 bizneseve të sipërpërmendur do të jetë kjo kategori prej 96 biznesesh që do të detyrohet për t‘u regjistruar", ka shtuar drejtoresha e Tatim-Taksave në Bashkinë e Fierit. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në qytetin e Fierit kanë deklaruar çeljen e aktivitetit të tyre tregtar 167 biznese të reja, ndërkohë që kanë mbyllur aktivitetin 157 të tillë.