E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 3 shqiptarëve, kontrollonin trafikun e drogës nga SHBA-ja në Kanada

Detroit Në rreth edhe të dyshuar të tjerë si anëtarë të rrjetit ndërkombëtar

Pesë të dyshuar, tre prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar dje si pjesë e një hetimi për rrjetin e dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës. Gjithçka ka nisur pas operacionit të zhvilluar në Sanilac County vjeshtën e vitit.

Sipas raportit të mediave dy të dyshuar të tjera tashmë janë në pritje të dënimeve. Hetuesit e sektorit të Antidrogës në SHBA pretendojnë se Robert D'Leone, i njohur gjithashtu si Romeo, ndihmoi furnizimin me kokainë të Kanadasë nga Michigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Droga, sipas hetuesve, magazinohej në aeroporte të ndryshme rurale dhe transportohej më pas me avionë drejt Kanadasë. Mediat shkruajnë se për D’Leonen Interpoli ka një urdhër-arrest, pasi rezulton të jetë i dënuar në mungesë në Shqipëri për një vrasje. Katër të dyshuar të tjerë të paditur me D'Leone janë Vullnet Zeneli, i njohur edhe si Vince, Jeffrey Lee, i njohur si UFC, Shawn LeCours, i njohur si Piloti, dhe Edon Shabani. Autoritetet amerikane pretendojnë se LeCours fluturonte me aeroplan kufirit kanadez-amerikan për këmbimin e drogës dhe parave, ndërsa nuk japin detaje në lidhje me rolet e 3 personave të në trafikun e drogës. D'Leone dhe LeCours janë rezidentë në Kanada.

Agjentët e DEA-s filluan hetimin kur dy kanadezëve iu kapën në aeroportin e qytetit Sandusky më 6 nëntor të vitit të kaluar sasi të mëdha të marijuanës dhe ekstazisë me vlerë disa miliona dollarë. Matthew W. Moody, 32 vjeç, dhe Jesse PJ Rusenstrom, 20 vjeç, kanë pranuar se janë fajtorë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. “Agjentët e antidrogës të SHBA arrestuan dy persona për trafik të lëndëve narkotike”, tha menjëherë pas ngjarjes autoritetet policore. Po ashtu, DEA kreu hetime të tjera dhe akuzoi se kishin trafikuar marijuanë dhe ekstazi si pjesë e grupit edhe Jeffrey Lee, 33 vjeç dhe Arben Krasnica, 33 vjeç, Vullnet Zeneli, 33 vjeç, Edon Shabani, 37 vjeç, dhe Gëzim Prifti, 28 vjeç, Arben Pepa, 31 vjeç dhe LeCours Shawn, 26 vjeç. Ata u paraqitën në një seancë gjyqësore dhe u dënuan me kusht.

Policia konfiskoi 25.000 bimë me vlerë rreth 25.000.000 $ dhe 208.000 tableta ekstazi me një vlerë në rrugë të llogaritur prej 4.000.000 $.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›